Berisha përshëndet marrëveshjen në Uashington: Trump dha lajmin e madh që Izraeli njohu Kosovën

Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë e ka përshëndetur dhe ish-kryeministri Berisha.

Nëprmjet një postimi në facebook Berisha thotë që Trump dha sot nga Shtëpia e Bardhë lajmin e madh që shteti i Izraelit ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Ish-kryeministri shprehet që kjo është një arritje tjetër e madhe për Kosovën dhe për kombin tonë të cilin e lidh një miqësi e herëshme e veçantë me kombin hebre dhe ka falenderuar kryeministrin Netanjahu./Jo.Be/Fjala.al

 

Postimi i plotë i Sali Berishës: 

Kosova njihet nga shteti i Izraelit!

Miq, Presidenti i SHBA Donald Trump i dha sot nga Shtepia e Bardhe, Kosoves, kombit shqiptar dhe mbare botes lajmin e madh se Kosova dhe Izraeli kane rene dakord te normalizojne marredheniet midis tyre, dmth Izraeli njeh Republiken e Kosoves dhe se te dy vendet do te vendosin marredheniet diplomatike.

Kjo eshte nje arritje tjeter e madhe per Kosoven dhe kombin tone, te cilin e lidh nje miqesi e hereshme e veçante me kombin hebre. Me kete rast nje urim te perzemert popullit dhe autoriteteve te Kosoves dhe nje falenderim miqesor per kryeministrin Netanjahu dhe autoritetet e Izraelit. Urime Kosove! sb