Daniel Craig si James Bond, në “No Time To Die”/ trajler

Së fundmi është publikuar ‘trailer’-i i filmit “No Time To Die”, në të cilin do të jetë edhe dalja e fundit e aktorit  Daniel Craig si James Bond.

Titulli i ‘trailer’-it të filmit thotë: “Këtë nëntor, fillon misioni që ndryshon gjithçka”.

Filmi me regji të Cary Joji Fukunaga, ishte planifikuar fillimisht të publikohej në prill, por u shty përsëri më 25 nëntor si rezultat i  pandemisë COVID-19.

“No Time To Die” do të jepet premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 12 nëntor dhe SH.B.A. në 20 nëntor.Kolona zanore e filmit i është besuar këngëtares Billie Eilish. Ru. Do/ Fjala