Foto-Lajm / Erion Veliaj duke shkuar në Bashki me biçikletë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxitur gjithnjë qytetarët e Tiranës për përdorimin e biçikletës si një mjet transporti që lehtëson trafikun dhe shmang ndotjen e ajrit.

Veliaj është një ndër politikanët që e përdor më së shumti biçikletën. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto e realizuar sot, kryebashkiaku Erion Veliaj është fotografuar në orët e para të mëngjesit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke shkuar për në punë me biçikletë.

Me këmishë dhe atlete, kryebashkiaku Veliaj ecën i pashqetësuar në korsinë e biçikletave. Që me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës, një nga nismat e tij ka qenë dhe krijimi i një rrjeti sa më të madh të korsive të dedikuara për biçikletat.

Edhe pse fillimisht ishte një ndër nismat më të debatuara, rezultoi se po e kthen qytetin në një dimension njerëzor. Shumë njerëz të njohur e kanë kthyer së fundmi biçikletën një mjet të zakonshëm për të lëvizur në kryeqytet, favorizuar edhe nga korsitë e biçikletave që janë thuajse në çdo pjesë të qytetit. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Luixhi Pirandelo, revolucionari i identitetit dhe realitetit në letërsinë moderne

28 qershor 1867 Nga Leonard Veizi Çfarë jemi, në të vërtetë? Një trup që lëviz nëpër hapsira të panjohura? Një maskë që vendoset dhe hiqet sipas...

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë edhe ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut

Ish-futbollisti i njohur, Albano Vaso ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare. Ai dha një kontribut të madh për klubin e Skënderbeut dhe ishte një...

Lajme të tjera

Web TV