Kombëtarja kryen stërvitjen e fundit, zbulohet formacioni për sfidën ndaj Bjellorusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stërvitja e fundit e kuqezinjve në stadiumin “Dinamo” të Minskut duket se ka qartësuar disi idetë e trajnerit Reja sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë këtë të premte, kundër Bjellorusisë, në debutimin e edicionit të ri të Nations League.

Stërvitja për kuqezinjtë shkoi relativisht e qetë, me trajnerin që provoi skemat e fundit përpara sfidës, ndërsa të vetmen dilemë duket se e ka në qendër të mesfushës, në rreshtimin e tij të zakonshëm 3-5-2, ku Strakosha si zakonisht do të qëndrojë mes dy shtyllave, ndërsa në mbrojtje në mungesë dhe të Ismajlit në rreshtimin me 3 do të jenë Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli.

Në mesfushë, Hysaj do të mbulojë krahun e djathtë, siç dhe u paralajmërua në konferencën për shtyp përpara sfidës, Bare dhe Gjasula janë të konfirmuar dhe për paraqitjet që kanë bërë nga edicionet e shkuara, ndërsa balotazhi në mungesë të Memushajt është mes Laçit dhe Abrashit, me të parin që është më i favorizuar për momentin.

Në krahun tjetër të mesfushës do të luajë nga minuta e parë Roshi, që vjen pas disa paraqitjeve të mira me Terek Grozny, ndërsa në sulm do të jetë dyshja Sadiku-Cikalleshi, që do të përpiqen të kompensojnë njëri-tjetrin, duke qenë se kanë cilësi të ndryshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV