Mjekja në Kanada: Gjatë aktit s*eksual duhet të përdoren maskat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar çdo gjë në botë. Dr. Theresa Tam, mjeke e Shëndetit Publik në Kanada, deklaroi të mërkurën se për të qenë të sigurt nga virusi, edhe gjatë aktit seksual, këshillohet të përdoret maska.

“Shëndeti seksual është një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sidoqoftë, seksi mund të komplikohet në kohën e Covid-19 …” – deklaron mjekja, duke iu referuar më së shumti partnerëve që kanë raporte intime me partnerë të rinj.

“Aktiviteti seksual me rrezik më të ulët gjatë Covid-19 përfshin vetëm veten”,- këshillon Tam. Për kanadezët që zgjedhin të “përfshihen në një takim seksual personal” jashtë, ajo sugjeron një numër hapash për të zvogëluar rrezikun, përfshirë “shmangien e kontaktit ballë për ballë apo afërsisë”.

Tam thotë se “hapi më i rëndësishëm është të sigurohemi që njerëzit të kenë një marrëdhënie besimi me partnerët e tyre seksualë”.

“Provat aktuale tregojnë se ekziston një mundësi shumë e ulët e kontaminimit të koronavirusit të ri përmes spermës ose lëngjeve vaginale. Sidoqoftë, edhe nëse personat e përfshirë nuk kanë simptoma, aktiviteti seksual me partnerë të rinj rrit rrezikun e infektimit të Covid-19 përmes kontaktit të ngushtë, si puthja ”,- thotë më tej Tam.

Seksi duhet të shmanget nëse ndonjë nga partnerët shfaq simptoma të Covid-19, ndaj sugjerohet “kufizimi i përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera, në mënyrë që ju dhe partneri juaj (partnerët) të jeni në gjendje të merrni vendime të sigurta”.

Sigurisht, mjekja thekson edhe një herë këshillat më të zakonshme për të praktikuar seksin e sigurt, duke përfshirë përdorimin e prezervativëve dhe vëmendjen ndaj SST-ve të vetes dhe partnerit.

Lexo edhe :  Simbolet e karabinierëve: historia, uniforma, ngjyrat, motoja dhe tradita e forcës

“Duke marrë këto masa paraprake dhe duke qëndruar të vetëdijshëm për rreziqet, kanadezët mund të gjejnë mënyra për të shijuar intimitetin fizik, por edhe duke siguruar mbrojtjen nga Covid-19”,- përfundon mesazhi i Dr. Tam.

Kanadaja ka deklaruar më shumë se 129,000 raste Covid-19 dhe 9,135 vdekje, sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ndizet një tjetër konflikt… për një shkëmb në mes të detit

Spanja dhe Maroku po përballen me një valë të re tensionesh politike dhe ushtarake në Ngushticën e Gjibraltarit, në...

VIDEO/ E pazakontë! E reja i jep lamtumirë burrit duke i kërcyer “twerk” para arkivolit!

Çdo person e përjeton pikëllimin në mënyrën e vet, por ajo që ndodhi në një funeral në Peru shkon përtej… të zakonshmes! Në një video...

Bankat përfitojnë nga kursi i Trump

Kur kompanitë hapin librat e tyre, fillon sezoni i fitimeve në tregun e aksioneve. Tradicionalisht, në SHBA, bankat janë të parat. Por pavarësisht rezultateve...

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar se nuk ka asnjë problem...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Lajme të tjera

Web TV