Nga Shtëpia e Bardhë sot nuk doli ‘tym i bardhë’ për Kosovën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Aleksandër Biberaj

Asnjë marrëveshje tregtare nuk e zgjidh problemin e njohjes se Kosovës nga Serbia! Heqja e njohjeve reciproke Kosovë-Serbi nga draft-marrëveshja nuk duhej pranuar kategorikisht nga delegacioni kosovar! Nga kjo marrëveshje Kosova ka humbur më shumë ndërkohë që Serbia ka fituar më shumë!

Te dashur miq,

Sot Kosova gjykoj se humbi nje shans historik per t’u njohur nga Serbia me marreveshjen e nenshkruar ne Shtepine e Bardhe ne pranine edhe te presidentit amerikan Donald Trump. Shkutimisht po i bej nje analize me pika marreveshjes:

1) E para heqja e njohjeve reciproke nga drafti ishte nje gabim fatal te cilen delegacioni shqiptar nuk duhej ta pranonte kurrsesi, dhe gjithcka duhej te negociohej vetem rreth njohjes se Kosoves nga Serbia.

2) Diskutimi i ujerave te Ujmanit dhe ndarja “share” e tyre me Serbine eshte komplet ne favor te Serbise dhe dem te Kosoves, pasi e fut Serbine ne pronesi te territorit e Kosoves, duke cenuar kushtetuten si dhe teresine territoriale te saj.

3) Fizibiliteti per daljen e Serbise ne det qe implikon edhe Shqiperine eshte komplet ne interes te Serbise. Ate qe Serbia se arriti nder shekuj me luftra synon ta arrije me marreveshje, ku ne prapaskene qendron patjeter edhe Edi Rama.

4. Diversifikimi i operatoreve te energjise ne Kosove nenkupton futjen e operatoreve serb ne Kosove gje qe shkon ne favor te Serbise.

5. Moratoriumi per frenimin e anetaresimit te Kosoves ne organizatat nderkombetare ishte gabim fatal.

6.Futja ne marreveshje e ceshtjes se manastireve, pronave dhe infrastruktures se tyre eshte komplet e panevojshme pasi vetem sa rrit pushtetin dhe shton pronat e manastireve ortodokse ne Kosove.

7. “Minishengeni Ballkanik” shkon me shume ne favor te serbise sesa te Kosoves dhe Shqiperise. Nese bejme nje bilanc fare te thjeshte, sic edhe duket lehte, shumica e pikave te marreveshjes jane kerkesa te serbeve te pranuara nga delegacioni shqiptar, nderkohe qe pervec paragrafit qe frenon agresionin/fushaten serbe te anti-njohjeve te reja/vjetra te Kosoves, nuk kuptohet se cfare kerkesash te tjera te shqiptareve jane ne ate marreveshje. Pra duket qarte qe ka nje dis-proporcionalitet qe anon dukshem nga Serbia.

Lexo edhe :  Opozita është moral

Sic edhe kisha paralajmeruar disa here, delegacioni shqiptar shkoi ne kete takim komplet i papergatitur dhe me teper urgjence, nderkohe qe e kunderta me sa duket ka ndodhur me delegacionin serb.

Po te kujtojme vetem se cfare ndodhi gjate 24 oreve te fundit e kuptojme se sa te papergatitur shkojme ne shqiptaret ne takime kaq te rendesishme nderkombetare dhe pa lobim. Mbreme ne kete kohe doli para Shtepise se Bardhe Ministri Serb i Financave dhe denoncoi duke kercenuar paragrafin qe parashikonte njohjen reciproke Kososve-Serbi, gje qe edhe u hoq nga marreveshja.

Fatkeqesi kombetare qe ne shqiptaret vazhdojme dhe paraqitemi kaq dobet ne arenen nderkombetare, te kompleksuar dhe shume inferiore.

Sic duket po realizohet dokrtina e Vuk Drashkovicit i cili thoshte para shume vitesh qe: “Ne Kosoven e kemi humbur por do ta fitojme duke u afruar me ata qe na moren”. Eshte e pafalshme dhe  e patolerueshme qe ata qe kryen krimet me monstruoze para 22 vitesh ne Kosove dhe Ballkan, te ulen sot ne tryeze me viktimat qe jemi ne shqiptaret, dhe te dalin me te fituar se ne nga kjo marreveshje.

Natyrisht per Presidentin Trump dhe stafin e tij kho marreveshje konsiderohet arritje dhe sukses elektoral, pavaresisht se Kosova “nuk eshte shtet mysliman dhe nuk ndodhet ne Lindjen e Mesme”. Por ne te gjithe kete histori ka nje gje te mire, qe ajo marreveshje nuk ka fuqi juridike dhe njohja e Kosoves nga Izraeli. Zoti e ruajte dhe e bekofte Kosoven dhe popullin e Kosoves!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë,...

Lajme të tjera

Web TV