Perla e Cikalleshit mban Shqipërinë në epërsi pas 45 minutash lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përballja e zhvilluar në Stadiumin “Dinamo” të kryeqytetit bjellorus dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka nisur mjaft mirë për ekipin kuqezi dhe në minutën e 6-të, Trashi ndërthuret bukur me Cikalleshin, që provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi devijohet nga portieri dhe për pak sa nuk shkaktohet autogol, por largon një prej mbrojtësve bjellorusë.

6 minuta më pas, një tjetër mundësi e mirë për kuqezinjtë, kur Hysaj lëviz bukur nga e djathta, gjen Manajn brenda zonë që provon me një gjuajtje të menjëhershme, por topi shkon jashtë kuadratit.

Shqipëria vazhdon të mbizotërojë dhe, në minutën e 19-të, Cikalleshi nuk arrin të shfrytëzojë një goditje këndi, por sulmuesi shtatlartë korrigjon shënjestrën 4 minuta më vonë, kur, pas një ndërthurjeje me Hysajn, futbollisti kavajas rrotullohet bukur dhe godet befasisht me të majtën, duke e gjetur të papërgatitur portierin vendas dhe duke përshëndetur rrjetën.
(Efekte goli)

16 minutat që vijojnë do të karakterizohen nga qarkullimi i dendur i topit në mesfushë dhe vetëm në minutën e 39-të, shtatlarti Staseviç, provon të gjejë të papërgatitur Strakoshën, i cili grushton në vështirësi. Minutat e mbetura nuk do të sjellin gola të tjerë dhe Kombëtarja shkon në dhomat e zhveshjeve në epërsi 1-0.

La.Mi/Fjala

Të fundit

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram...

Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë e...

“S’pranojmë leksione demokracie nga ata që vrasin fëmijë”, Athina kundër Izraealit

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas dhe ambasadori izraelit në Greqi, Noam Katz janë përplasur ashpër në distancës, pasi ky i fundit e...

Pogradec, më pak pushues këtë gusht se vitin e kaluar!

Në nisje të Gushtit, qyteti i Pogradecit po pret një numër të konsiderueshëm pushuesish vendas, kryesisht të moshave të treta. Klima e freskët buzë liqenit...

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri Penal. Në një reagim për...

Lajme të tjera

Web TV