Po transportonte 10 klandestinë, pranga 35-vjeçarit në Elbasan

Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin, Mateo Buzi, pasi është kapur në aksin Cërrik-Belsh duke transportuar me mjetin e tij 10 klandestinë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu fillimisht nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe në një moment edhe humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë. Ai rrezikoi kështu jetën e klandestinëve. 35-vjeçari i kishte marrë klandestinë në pikën Korçës dhe po i transportonte ata kundrejt fitimit 450 euro për person.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve të huaj nga vende të treta, ndërsa ka rënë në pranga një 35-vjeçar. Gjatë operacionit “Mesnata” është vënë në pranga nga shtetasi me inicialet M.B., i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte (siriane). Ata kishin hyrë nga Greqia drejt vendit tonë.

I riu nga Durresi u kap ne aksin rrugor Cërrik-Belsh, ndersa emigrantet i kishte marre kundrejt fitimit 450 euro për person, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

I riu akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Lexo edhe :  Vrasja e Pëllumb Metës, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për djalin e tij

Ka.Li/fjala.al