Rama kujton Sotir Kolean: Bëri shumë miq por as armiqtë e smirëzinjtë s’i munguan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale folkloristin e njohur Sotir Kolea.
Në ditën e lindjes së tij, 4 shtator 1872 dhe përkimin me 100 vjetorin e Bibliotekës Kombëtrare Rama kujton Sotir Kolea-n si kontribuesin kryesor në krijimin dhe drejtimin e këtij  institucioni.
“Bëri shumë miq, por si kudo e kurdoherë, as armiqtë e smirëzinjtë nuk munguan. Me një gëzim ekspresiv që rrallë e shfaqte” shkruan Rama
Postimi i plotë i Ramës
?HOMAZH
SOTIR KOLEA, në këtë vit të kremtimit të 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, meriton kujtimin me përulje si një prej drejtuesve të saj më të palodhur.
Ai lindi në Berat më 4 shtator 1872. Historia, ku pati fatin të lërë një emër të nderuar nga të gjithë, nuk e njeh vetëm si drejtues i Bibliotekës Kombëtare në vitet më të vështira të formimit të saj. Pinjoll i një familjeje të dëgjuar tregtarësh të mençur dhe nëpunësish të devotshëm, që në Berat gëzonte emër dhe famë, Sotiri u ngjau babait, Kristos, xhaxhallarëve e gjyshërve, duke u dhënë i tëri pas asaj çka më shumë se gjithçka ishte vlerësuar në shtëpinë e tij prej kohësh: arsimit dhe kulturës.
Beratasi i mirëushqyer me edukatë e me dije, ai përfitoi nga rrjeti familjar dhe tregtar për të qenë urë lidhëse mes kolonive shqiptare anembanë Mesdheut. Prej natyre ishte i shtruar dhe përbashkues. E gjejmë kështu në të gjitha zanafillat e mëdha të Rilindjes: në krijimin e shoqërive patriotike në Egjipt, në debate ndërkombëtare ku promovon çështjen shqiptare, në financimin e një sërë nismash që u kurorëzuan me shpalljen e Pavarësisë. E gjejmë njësoj të përfshirë në shërbim të kombit në momente më pak ekzaltuese dhe shpresëdhënëse, duke botuar gazetën L’Albanie në Gjenevë në prag të Konferencës së Paqes me 1919, ku i bënte apel D’Annunzios e Nittit për ta parë Shqipërinë si partnere dhe jo si plaçkë lufte perandorake.
Bëri shumë miq, por si kudo e kurdoherë, as armiqtë e smirëzinjtë nuk munguan. Me një gëzim ekspresiv që rrallë e shfaqte, i dituri e i zjarrti Lumo Skëndo, i dërgonte më 20 dhjetor 1927 lajmin që më vonë do të merrte formën qeveritare urdhëruese:
“Jeni emnue drejtuer i Bibliotekës
Kombëtare. Nisuni!”.
Si drejtor mbajti nën sqetull bibliotekën dhe muzeun rishtar kombëtar. Shumëfishoi koleksionet duke dhënë madje nga biblioteka e tij personale, krijoi standard administrativ dhe menaxhues dhe plotësoi me dokumente dhe artefakte trashëgiminë e përbashkët kombëtare. La dorëshkrime historike dhe hulumtime leksikografike të rëndësishme.
Të gjithë u pikëlluan kur më 1945 ndërroi jetë në ermitazhin e tij në Elbasan, larg bubullimave të pasluftës, pasi të gjithë ishin të vetëdijshëm që kishin humbur një humanist dhe një shqiptar të madh.
*** në foto Sotiri mban në prehër mbesat e tij, njëra ndër të cilat është Heroina e Popullit, Margarita Tutulani, ndërsa djali është Heroi i Popullit, Kristaq Tutulani ??  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun”/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të...

E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i...

Për vetëm 10 mijë votues pa dokumenta, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…

Berisha ka lëshuar një ultimatum: Deri më 13 shkurt (kur do të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor për lehtësimin e votimit tw...

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, prezantohet logoja

Viti 2025 shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit, 100-vjetorin e krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, e cila...

Rikthehen fjalimet/Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Këtë të të shtunë, opozita do të mbajë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike. Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku...

Lajme të tjera

Web TV