Takimi me Metën, Dule: Zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë

Vangjel Dule, kryetari i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, kërkon zgjedhjet parlamentare të mbahen sa më parë.

Pas takimit konsultues që pati me Presidentin Ilir Meta, ai tha se diskutuan për datën e zgjedhjeve me qëllim që të nisi sistematikisht përgatitja e zgjedhjeve të ardhshme dhe që vendi ynë të arrijë atë që vendet demokratike e kanë me kohë.

“Në këndvështrimin tim zgjedhjet duhet të mbahen në periudhën më të shpejtë dhe në kohën më të shkurtër të mundshme. Jemi në pritje të vendimit të Presidentit”, u shpreh Dule.

Më herët Arian Madhi, i republikanëve propozoi 18 prillin si datë zgjedhjesh.