Detajet/Nën akuzë për terrorizëm, kush është nëna e tre fëmijëve që u arrestua sot në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet identiteti i gruas e cila u shoqërua mëngjesin e sotëm nga forcat e Antiterrorit, e dyshuar dhe e shpallur në kërkim nga Italia për terrorizëm.

Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Lubjana Gjeçaj banuese në Tiranë e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nëna e tre fëmijëve dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj.

Gjykata e Hetimeve Paraprake Milano, Itali, e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”.

Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe Interpol Tiranës me homologët në Itali, kapet në Tiranë dhe vihet në pranga një 43 vjeçare e dënuar për pjesëmarrje në organizatë me qëllime terroriste

Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë së Antiterrorit, Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Itali, është marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasje të kërkuar, e dënuar për veprimtari kriminale në fushën e terrorizmit. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

Nga Ylli Manjani Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga...

E vetmja kafshë nga e cila kanë frikë Australianët? Një zog, ja pse

Njerëzit australianë kanë një reputacion si të guximshëm dhe të patrembur - në fund të fundit, kur jetoni në një vend që ka çdo...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Lajme të tjera

Web TV