Funksionimi i vaksinës ruse/ The Lancet: Ka krijuar antitrupa gjatë përdorimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publikohet nga revista prestigjoze “The Lanset”,  raporti i parë mbi vaksinën e koronavirusit nga shkencëtarët rusë.

Sipas tyre, testet e hershme treguan shenja të një përgjigjeje imune të organizmit.

Thuhet se çdo person të cilit iu administrua vaksina, u krijuan antitrupa për të luftuar virusin dhe nuk u paraqit asnjë efekt anësor serioz.

Rusia e licencoi vaksinën për përdorim lokal në gusht, duke u bërë kështu vendi i parë që bënte diçka të tillë, që përpara se të dhënat të bëheshin publike. Sipas ekspertëve, testet janë zhvilluar në shkallë shumë të vogël për të provuar në mënyrë të qartë efikasitetin dhe sigurinë e tyre.

Rezultatet e fundit u përshëndetën edhe nga Moska, duke i cilësuar ato si përgjigjen më të mirë ndaj kritikëve.

Mjekët perëndimorë janë shqetësuar në lidhje me shpejtësinë e punës së Rusisë, duke lënë të kuptohet se në vijim, mund të jenë kapërcyer hapa tejet të rëndësishëm.

Presidenti Vladimir Putin, deklaroi muajin e kaluar se vaksina i kishte kaluar të gjitha verifikimet që kërkoheshin duke përmendur edhe rastin e vajzës së tij ku tha se ia kishte dhënë edhe asaj. /Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Ristrukturim i Departamentit Amerikan të Shtetit, 1300 punonjës shkarkohen nga detyra

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga Europa League për sezonin 2025/2026

Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League dhe është zhvendosur në Conference League pasi UEFA arriti në përfundimin se fituesit e FA Cup kishin...

“Nuk dëgjojmë urdhrat politikë!”/ Dy kryebashkiakë i thonë “JO” ultimatumit të Ramës

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë...

40 infermierë të rinj u bashkohen ekipeve shëndetësore në Tiranë

Ekipeve shëndetësore në rajonin e Tiranës u janë shtuar 40 infermierë të rinj. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në...

Rama: Nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet pa faturë

Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa...

Lajme të tjera

Web TV