Kultivonin e shisnin kanabis, në pranga 3 persona. Mes tyre një 48-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Është arrestuar në fshatin Vajzë të Vlorës një grua me iniciale E.S., 48 vjeçe pasi është kapur në flagrancë duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.

Janë arrestuar gjithashtu shtetasit . D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas në fushën e veprimtarisë kriminale të narkotikëve:

Vlorë, arrestohet shtetësia E. S., 48 vjeçe, banuese në fshatin Vajzë, Vlorë, pasi është kapur në flagrancë në një hapësirë territoriale të fshatit Vajzë, duke kultivuar disa fidanë të dyshuara si kanabis sativa.

Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. D., 24 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, me banim në Ksamil, pasi u kapën në flagrancë në një nga rrugicat e Ksamilit, ku pas kontrollit personal këtyre shtetasve iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV