Nëna hedh fëmijët nga dritarja/ Fqinjët i presin me batanije

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin rus të Novosibirsk.

Një video dramatike e publikuar këtë të shtunë, tregon momentin e frikshëm kur një nënë 25-vjeçare u detyrua të hidhte dy fëmijët e saj nga kati i katërt në 10 metra lartësi, për t’i shpëtuar nga zjarri i cili po pushtonte apartamentin.

Dy djemtë, përkatësisht tre e katër vjeç u pritën nga fqinjët të cilër kishin vendosur batanije poshtë apartamentit.

Lyubov Pavlunina u zgjua në mëngjes midis shtëpisë në flakë ndërsa kërkoi menjëherë ndihmë.

Veprimi isaj tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të cilët ishin mbledhur poshtë apartamentit. Ajo hodhi një nga një djemtë e saj nga dritarja, 10 metra lartësi.

Më vonë ajo tha: “U zgjova nga tymi i zjarrit dhe kisha tim bir pranë meje. E kapa për dore dhe së bashku morëm edhe djalin tjetër. Kaluam përmes tymit për të shkuar në ballkon. Pastaj nuk mbaj mend më. Nisa të kërkoj ndihmë për fëmijët, pasi ato ishin prioriteti im. Njerëzit që ndodheshin poshtë, u treguan të gatshëm për të më ndihmuar. Ata nisën të më thonin që të hidhja fëmijët. Ishte e tmerrshme t’i hidhja nga kati i katërt por duhet ta bëja. Nuk e di as vetë ku e gjeta kurajon.”

Pasi hodhi fëmijët, nëna zbriti me një litar.

Ministria ruse e emergjencave tha se tre persona të tjerë u shpëtuan nga zjarri.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e motivit të nisjes së zjarit./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri?

Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit,...

Pa viza drejt Shqipërisë deri në fund të vitit, ja cilat janë 5 shtetet që përfitojnë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare, u parashtruan listat e shteteve nga të cilat nuk ka nevojë për një vizë për të hyrë...

Liderët e BE, në Tiranë/ Çupi: Tirana, qendra më e rëndësishme politike e Europës

Analisti Frrok Çupi thotë se ardhja e liderëve të BE në Tiranë, më 16 maj, pas zgjedhjeve, tregon se kryeqyteti shqiptar është kthyer në...

Situata në burgje/ Berisha: S’ka 28 vjeçarë që vdesin për shkaqe natyrale

Kreu i PD-së Sali Berisha prezantoi sot planin e koalicionit që drejton “Shqipëria Madhështore” lidhur me rendin dhe sigurinë. Berisha gjatë fjalës së tij...

Nga Brukseli, Balla thirrje për 11 majin: Votë për anëtarësimin!

Nga Brukseli, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka publikuar një videomesazh ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mbi ndikimin e...

Lajme të tjera

Web TV