Mbrëmjen e një shtatorit, portali “Saranda web” publikoi një video ku shihen tre persona të armatosur, të maskuar dhe e veshje ushtarake kanë djegur një flamur grek në Ksamil.
Video ka mbishkrimin “Mesazh për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni”. Video mori shumë komente në rrjetet sociale, por nuk pati ndonjë reagim nga Tirana apo Athina zyrtare.
Nga ajo që shihet në video lë të kuptohet se të rinjtë që djegien flamurin grek janë shqiptarë, por historiani Adriatik Llalla tregon një tjetër version.
Përmes një komenti në rrjetin social “Facebook” si shkruan se”I shikoni këta lepurusha janë Vorio Karabusha informatorë tē sigurimit grek, pra nuk janë shqiptarë. Mbrëmë në Sarandë ua futëm dy shqelma bythëve. Provokuan për tē tërhequr vëmendjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuar turko-greke. Të fala nga Saranda”.
Sipas historianit ata që kryen këtë akt nuk kanë shqiptarë, por informatorë tē sigurimit grek. Llalla pretendon se janë identifikuar personat që kryen aktin dhe madje u është shkulur dhe veshi. Por, policia jonë dhe organet shtetërore nuk kanë asnjë reagim zyrtar.
Historiani sqaron se informatorët e sigurimit grek provokuan për tē tërhequr vëmendjen në kohën e marrëdhënieve të tensionuar turko-greke. Kujtojmë se tensionet mes këtyre dy vendeve janë në rritje sa është dashur dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve.
La.Mi/Fjala.al