Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar në rrjete sociale humbjen e një nga njerëzve më të dashur të jetës së tij.

Përmes një statusi prekës në Facebook ai bën me dije se ka humbur nënën e tij.

Nishani shkruan se dhimbja për humbjen e nënës është aq e madhe sa e ka bërë të qajë si fëmijë.

Menjëherë, ish-presidenti ka marrë shumë mesazhe ngushëllimi. “Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë”,- shkruan ai./Er.Ke/Fjala.al/