Kur Edi Ramën e intervistonin 3 gazetarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i sotëm Edi Rama ka qenë dhe vijon të mbetet një ndër politikanët shqiptarë më aktivë në intervistat televizive, por jo vetëm. Që nga emërimi i tij si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998, post që e mbajti deri në vitin 2000 nisën edhe intervistat e tij të para.

Për tu kthyer pak pas në kohë, ditën e sotme Anila Jole, gazetare në vitin 2002 në Televizionin “Koha” por që aktualisht mban postin e kryeredaktores në televizionin informativ “News24”, ka postuar në rrjete sociale një fotografi.

Në të shfaqen tre gazetarët e mirënjohur, i ndjeri Teodor Keko, Aleksandër Çipa dhe Anila Jole teksa intervistojnë Edi Ramën, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Ndër të paktat dëshmi me foto të punës në TV Koha. Me të ndjerin Teodor Keko dhe Aleksandër Çipën intervistojmë Edi Ramën. Tiranë 2002”, shkruan Jole.

Në Tetor 2000, Partia Socialiste e Shqipërisë miratoi Edi Ramën në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Rama fitoi 57% të votave dhe u betua si kryebashkiak. /Er.Ke/Fjala.al/

 

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë në mënyrë të ndryshme. Gratë...

Horoskopii ditës, 14 maj 2024

DASHI Tregohuni të kujdesshëm për gjërat e mbetura pa thënë në dashuri, sepse ato mund të prishin një marrëdhënie. Në punë gjithçka po shkon mirë...

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Lajme të tjera

Web TV