Australi/ Kërkohen 85 milionë doza të vaksinës së C*VID-19, kryeministri: Nëse provat janë të suksesshme, fillojmë në janar

Australia ka kërkuar që të sigurojë 85 milionë doza të vaksinës së COVID-19.

Kryeministri i vendit, Scott Morrison ka bërë me dije se vaksina do të injektohet falas tek popullsia  në janar nëse vaksinat kalojnë dhe dy prova të suksesshme.

Saktësisht, australianët kanë porositur 33.8 milionë doza të vaksinës së Oksfordit, dhe 51 të UQ/ CSL.

Australia përveç prodhimit të vet, ka aplikuar dhe tek Astra Zeneca për vaksinën e Oksgordit.

Në gjthë botën janë 140 vaksina që janë duke u zhvilluar, dhe dhjetëra prej tyre që po testohen. Ru. Do/ Fjala.al