Bisedimet e nivelit të lartë Kosovë-Serbi vijojnë në Bruksel, sot mbahet takimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit Donald Trump, bisedimet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë sot në Bruksel.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë rregullimet e komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave.

Takimi i nivelit të lartë i dialogut Kosovë-Serbi është planifikuar të fillojë në orën 10:00.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për shtyp përpara fillimit të takimit dhe përfaqësuesi special i BE-së, Mirosllav Lajçak, në fund të takimit.

Të dy deklaratat do të transmetohen në kanalet e Këshillit dhe EbS, rreth orës 10:30 dhe deklarata e diplomatit sllovak pas përfundimit të takimit.

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë.

Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni, raporton KP.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ngjela i bindur/ “Sa të jetë non grata, PD nuk vjen në pushtet!”

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se arrestimi i Erion Veliajt është një dëm për PS, por kjo situatë sipas...

Sondazhi i Piepolit për qarkun Tiranë, PS drejt 19 deputetëve, ‘Shqipëria Bëhet’

Në Frontline, Instituti italian i sondazheve Piepoli solli sondazhin paraelektoral për qarqet Tiranë dhe Durrës. Sa i përket Tiranës, llogaritur vetëm votat e atyre që...

Vota e diasporës më 11 maj, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë, mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku...

“Si ka fytyrë që thotë se akoma e pres”/ Gjesti flet sërish për Xhenetën

Gjesti ka folur sërish ditën e sotme për Xhenetën. Teksa po fliste me Rozanën, ai tha se nuk e di si ka fytyrë të dalë...

“Protestë ndaj qeverisë”, veteranët e UÇK do të bojkotojnë festën e pavarësisë

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka vendosur që të mos marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë dhe as...

Lajme të tjera

Web TV