Bjellorusi/ Rrëmbehet kundërshtarja e Lukashenkos, një nga lideret e opozitës bjellorusë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëmbehet në Minsk, një nga lideret e opozitës bjellorusë, Maria Kalesnikova.

Këshilli i Opozitës Bjelloruse tha se 38-vjeçarja është rrëmbyer ndërsa policia tha se po kontrollon për vërtetësinë e këtij lajmi.

Ajo u rrëmbye nga persona të veshur me të zeza përpara Muzeut Kombëtar të Artit. Dëshmitarët thonë se atë e mori një furgon me mbishkrimin ‘Komunikacioni’.

Protestat në Minsk kishin simbol pikërisht Kalesnikovën.

Në një material të publikuar në gazetën BILD, ajo shkruante: “Ne do të vazhdojmë derisa Lukashenko ta kuptojë se nuk është më president i vendit tone. Kam jetuar në Shtutgart për 12 vite dhe kam mësuar se ç’do të thotë të kesh liri. E di se si njerëzit flasin lirshëm pa u arrestuar. Këtu në Bjellorusi, shumë njerëz janë të frikësuar. Ne do e tejkalojmë këtë frikë përgjithmonë”, tha ajo./Er.Ke/Fjala.al/

Të fundit

Nisin punimet për urën që nis Siçilinë me Italinë, kostoja… marramendëse!

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të...

Më shumë se një lojë: Si ndikon shahu në zhvillimin mendor dhe emocional

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por një ushtrim...

Dy lojtarë po i prishin punë Interit, njëri është Kristjan Asllani

Të tepërt, të padëshiruar. Kjo është sot situata e Taremit dhe Asllanit tek Interin. Sulmuesi iranian dhe mesfushori shqiptar nuk bëjnë pjesë në planet...

Mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza. Duke folur për Saima Mohsin të Sky...

Patos, raportohet zjarr masiv në pyllin me pisha dhjetravjeçarë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë disa minuta më parë në pyllin me pisha dhjetravjeçarë në fshatin Gjinoqarë, Bashkia Patos. A2 raporton se...

Lajme të tjera

Web TV