Blerta Josifi vazhdon të besojë, flet xhaxhai: Nuk reagon si një njeri i zakonshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerta Josifi, e mbijetuara nga ngjarja horror në Kombinat vazhdon ende të jetë në një gjendje delikate.

Xhaxhai i Blertës i ftuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” është shprehur që është i shqëtësuar për mbesën pasi ajo vijon ende të besojë dhe do e ndjekë atë fe, por që ka thënë nuk do e përsërisë më veprimin.

“Në lidhje me besimin, ajo thotë që unë jam besimtare. Motra ime dhe mami im janë në gjirin e zotit. Nuk reagon siç mund të reagojë një njeri i zakonshëm kur largohet mami ose motra. Është shumë e ngurtë dhe kjo ka lidhje me besimin.  Ajo thotë që edhe sot unë do të shkoj tek ungjëllorja, por veprimit që bëmë nuk do ti rikthehemi më”, tregon xhaxhai i Blertës, Dhimitraq Josifi.

Dhimitraq Josifi ka folur dhe vetëvrasjen e vëllait të tij, babai të Blertës.

“Ngjarje e rëndë ishte edhe për ata edhe për ne. Fëmijët nuk e ndjenë shumë. Unë vajta njëherë na thirri Zhaneta, na tha hajde se vëllai nuk është mirë. Vajta diskutova me mjekun dhe vendosëm ta merrnin me forcë sepse nuk pranonte. Ishte shumë i fuqishëm, tre burra nuk e mbajtën dot. Mua më erdhi keq sepse më tha: ti po më vdes, dhe u tërhoqa”, shprehet Dhimitraqi.

Xhaxhi i Blertës kërkon ndihmë nga shteti për të gjetur një vendstrehim për të pasi ajo është e shqetësuar nuk mund të kthehet më në shtëpinë ku ndodhi ngjarja tronditëse.

Blerta ende nuk mund të kujdeset për veten e saj është shprehur ai./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV