Britania e Madhe jep lajmin e mirë: Në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati vaksina anti-COVID

Matt Hancock, sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, ka deklaruar se në fillim të vitit të ardhshëm do të jetë gati vaksina anti-COVID.

“Kompanitë farmaceutike në të gjithë botën kanë punuar pa u lodhur për të prodhuar një vaksinë dhe Hancock sot pohoi se Britania e Madhe tashmë ka siguruar 30 milionë doza”, shkruan The Sun.

Në një intervistë në Radio LBC, Hancock tha se Britania e Madhe është përpara shteteve të tjera në prodhimin e vaksinës, por që do të duhet të pritet viti i ardhshëm.

“Ne kemi 30 milionë doza të kontraktuara tashmë me AstraZeneca, në fakt ata kanë filluar të prodhojnë dozat tashmë, përpara aprovimit.

Në rastin më të mirë, ndodh që vaksina të jetë në gjendje këtë vit. Por, mendoj se më shumë ka të ngjarë të jepet në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Sekretari i Shëndetësisë. Ka.Li/fjala.al