“Do të rritet transmetimi i virusit”, Rama tregon pasojat e vazhdimit të mbylljes së shkollave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm që me hapjen e shkollave do të rritet në mënyrë të konsiderueshme transmetueshmëria e virusit.

Teksa foli me disa prej mësuesve të cilët dhanë mësim online, kreu i qeverisë shpjegoi pasojat nëse shkollat do të vazhdonin të qëndronin mbyllur.

“Më vjen mirë që sot e kemi përmbyllur këtë përpjekje të madhe të përbashkët, por tuajën në radhë të parë dhe jemi në gjendje që të ofrojmë një rrugë alternative mësimi, por sidomos në kushtet e sotme kur arsimi është i sfiduar nga domosdoshmëria të për mbrojtur shëndetin.

E dimë mirë që me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete.

Por duke vlerësuar këtë vendim dhe duke parë edhe çfarë kanë bërë të tjerët opsioni i mbylljes së shkollave ishte opsion më i keq dhe patjetër që do të shkaktonte një kosto tjetër sidomos psikologjike për fëmijët me pasoja që ne nuk i llogarisim dot”, u shpreh kryeministri.

Ndër të tjera Rama tha se transmetimi i mësimit në televizion është një mundësi reale.

“Një kanal televiziv që i shërben ekskluzivisht arsimit, si një mundësi reale mësimi me mësuesit më të mirë shqiptarë, për të gjithë nxënësit, e sidomos për këtë fazë të vështirë ku mësimi duhet të zhvillohet në kushtet e mbrojtjes së shëndetit nga virusi Covid 19”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1775948719220453/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV