Vrasja e 23-vjeçares/Tragjedi pas tragjedie, 11 faktet që çuan në krimin makabër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babë e bir të akuzar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin 8 vite më parë vranë Englantina Buçin dhe trupin e saj e muluan me gurë në Malin me Gropa do të qëndrojnë në burg  deri në përfundim të hetimeve. Gazeta “Fjala”, ka marrë në analizë 11 faktet që çuan për të ndërmarrë këtë krim monstruoz, Shkëlzen dhe Faik Buçin. Prokuroria pretendoi se vrasja është kryer nga Shkëlzen Buçi, me urdhër të babait të tij, pasi nuk ishin dakord me një lidhje dashurie që ajo kishte krijuar. Të gjithë dinamikën ngjarjes, sipas akuzës, e ka treguar miku i Shkëlzenit që ka rrëfyer se ka qenë në makinë me Eglantinën dhe vëllain e saj.

Nga Elvis Myrta

Vitet e fundit Shqipëria është tronditur jo pak nga krimet e rënda brenda familjes. Një i tillë u zbardh tri ditë më parë, ku babai urdhëroi djalin e tij të vriste motrën. Blutë e kryeqytetit, mesditën e të premtes, vunë në pranga Faik e Shkëlzen Buçin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vitin 2012 ekzekutuan me plumb në kokë Eglantina Buçin. Sipas dosjes hetimore, plani për ekzekutimin e të resë ishte ideuar nga i ati. Shkëlzen Buçi, tetë vite më parë, nën kërcënimin e armës mori me forcë në makinë motrën e tij dhe e ekzekutoi me një plumb në kokë.

Trupin e pajetë e hodhi te Mali me Gropa. Nga frika se mos trupi gjendej nga banorët e zonës, babë e bir pas 3-4 ditësh u kthyen sërish në vendin e ngjarjes dhe për të fshehur krimin monstruoz, e mbuluan me gurë trupin e 23-vjeçares, skeleti i së cilës u gjet pas disa kohësh nga një gjahtar. Vrasja e Eglantinës nga ana e babait dhe e vëllait të saj nuk është krimi i parë, ku familja Buçi është përfshirë. Tragjeditë e kanë përndjekur prej vitesh këtë familje, pasi nëna e Faikut, vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit, i cili ishte emigrant në Itali. Ngjarja ndodhi rreth 15 vite më parë, teksa vjehrrë e nuse kanë qenë në banesë duke parë televizor.

Një konflikt i çastit mes tyre përfundoi në tragjedi, pasi e moshuara masakroi me thikë nusen e saj. Në atë kohë vëllai i Faikut, Bashkimi, bashkëshorti i viktimës, ndodhej në Itali, ku punonte si emigrant. I pari që u përball me krimin e rëndë në atë kohë, ishte Rifati, vëllai i Faikut dhe i Bashkimit. Ai u përball me situatën e rëndë, kur u kthye nga puna, ku punonte si efektiv policie. Pasi pa kunatën e gjakosur, ai e mori dhe e hipi në një zetor për ta shpënë në spital, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Por më kot, ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës.

Krimi u pranua nga vjehrra, ndërsa djali i kësaj të fundit, Bashkimi, u kthye pas krimit në familjen e tij nga Italia, për të përcjellë bashkëshorten e tij, Florën në banesën e fundit, por edhe për të kërkuar sqarime. Fatkeqësitë për këtë familje nuk mbarojnë me kaq, dy vite më parë, Faik Buçit i ka vdekur dhe njëri prej djemve, i cili ishte i sëmurë me leucemi. Faik Buçi ishte ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte 4 fëmijë, që prej zhdukjes së Eglantinës. Pas ndarjes, ai është martuar me një grua tjetër, me të cilën jetonte prej 7 vitesh. Ndërkohë, Shkëlzen Buçi, që vrau me plumb në kokë motrën e tij, është duke kryer një dënim prej 13 vitesh për vrasje me paramendim, të mbetur në tentativë. Ai u dënua me 13 vite burg nga Gjykata e Tiranës, në vitin 2017, për tentativë vrasjeje. Buçi tentoi të vriste kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh aktorin Mishel Prela. Ai qëlloi tetë herë ndaj Prelës, që fatmirësisht i shpëtoi atentatit.

Dosja

Vrasja makabre e Elgantina Buçit u zbulua nga miku i Shkëlzen Buçit. Mikael Tola, i arrestuar në 2017, si bashkëpunëtor i Buçit në atentatin e dështuar ndaj Mishel Prelës, u tha hetuesve se ishte në dijeni për një krim të rëndë, ku ishte i përfshirë miku i tij. Përpara oficerëve të policisë, ai është shprehur se ka qenë prezent në momentin që Shkëlzen Buçi vrau me armë motrën e tij, Elgantina Buçin. Pas marrjes së statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Tola, përpara hetuesve është shprehur se Shkëlzen Buçi dhe babai i tij i kanë kërkuar të afrohej me Eglantinën, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta gjenin. Dëshmitari më tej tregon se disa ditë para vrasjes, ai ka pirë kafe me Eglantinën, Shkëlzenin dhe Faikun në në lokal, në afërsi të Kafes së Rremës, në Tiranë, ku ishte prezent edhe i dashuri i vajzës. Kjo, sipas tij, ishte një kafe “pajtimi”.

“Unë jam mik me Shkëlzen Buçin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën, pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën, për pajtim siç më tha. Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buçi u kërkoi të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare”, ka thënë në dëshminë e tij Mikael Tola.

Më tej, sipas dosjes hetimore, në dëshminë e tij i penduari i drejtësisë tregon se pas disa ditësh Shkëlzeni mori në makinë Golf 2 atë dhe motrën e tij, pasi kishte dëshirë të pinte kafe me ta. Hipën në makinë dhe Shkëlzeni e çoi Eglantinën te Mali me Gropa, ku aty edhe e vrau me armë. Dëshmitari tregon më tej se Shkëlzeni vrau të motrën me një plumb në futyrë dhe më pas telefonoi të atin për t’i thënë që e kreu punën. Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim.

Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa, ajo e kuptoi dhe filloi të qante, i tha do të martohen me këdo person që doni ju, vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm te vendi ku e vrau, e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga, e kam mbajtur brenda vetes këtë barrë, se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë. Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye! Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë, Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua, nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”, është shprehur ai.

Atë e bir lihen në burg

Faik dhe Shkëlzen Buçi, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçares Eglantina Buçi, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Babë e bir, janë shfaqur të qetë përballë gjykatës, ndërsa kanë mohuar të jenë ata autorët e vrasjes të vajzës së shtëpisë. Në seancën me dyer të mbyllura prokuroria pretendoi se vrasja është kryer nga Shkëlzen Buçi, me urdhër të babait të tij, pasi nuk ishin dakord me një lidhje dashurie që ajo kishte krijuar. Të gjithë dinamikën ngjarjes, sipas akuzës, e ka treguar miku i Shkëlzenit që ka rrëfyer se ka qenë në makinë me Eglantinën dhe vëllain e saj. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, vrasja ka ndodhur në Malin me Gropa dhe më pas Shkëlzeni ka telefonuar babain duke i thënë se puna mbaroi.

Lexo edhe :  Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Por këtë version e kanë rrëzuar dy të akuzurit dhe avokati i tyre mbrojtës. “Personat nuk e pranojnë që është kryer krimi prej tyre. Provat janë të errëta, nuk ka prova, thjesht janë dyshime të bazuara në gjykimin e mëparshëm, prandaj është rishfaqur çështja, se kjo ka që në 2012, më pas është pezulluar më 2017. I ati dhe vëllai në vitet 2009-2010 janë takuar për herë të fundit me vajzën, janë interesuar, por ajo nuk banonte në shtëpinë e të atit, ka qenë e fejuar gjatë kësaj periudhe”, tha avokati pas senacës. Ngjarja e rëndë nisi të zbardhet në 2017-n, kur Shkëlzen Buçi u arrestua pasi tentoi të vriste aktorin Mishel Prela. Gjatë asaj kohe, policia siguroi një informacion se ai kishte vrarë motrën vite më parë. Pas kësaj indicieje, eshtrat e gjetura në Malin me Gropa u dërguan për ekspertizë në një laborator në Kosovë, ku u konfirmua identiteti i 23-vjeçares.

 

BOKS

Bilanci, gjatë vitit 2019 krimi në familje u mori jetën 20 personave

Viti 2019 ka një bilanc të paprecedentë për sa i përket krimit në familje. Nga fillimi i këtij viti deri më tani, nga krimi në familje janë regjistruar plot 20 viktima. Në disa raste ngjarjet kanë qenë tragjike, ku kanë përfunduar dhe me dy apo tri viktima. Shumica e viktimave janë gra, të cilat janë masakruar nga bashkëshortët e tyre. Viti 2019 filloi tragjikisht për një familje nga Ballshi, ku burri ekzekutoi në mënyrë makabre bashkëshorten dhe kunatën e tij, pas një sherri që kishin pasur në familje. Gazment Musta, 34 vjeç, qëlloi plot 10 herë me thikë Gentiana Mustën, 31 vjeçe, dhe masakroi duke e goditur plot 16 herë me thikë kunatën e tij, Melisa Çaushajn, pasi kjo e fundit tentoi t’i vinte në ndihmë motrës së saj. Por dy javë më pas krimi në familje do të trondiste sërish vendin, më konkretisht mëngjesin e 14 janarit kryeqyteti do të zgjohej i përgjakur nga një vrasje e trefishtë, ku dhëndri do të vriste vjehrrin, vjehrrën dhe më pas veten.

Viktima të kësaj ngjarjeje të rëndë mbetën Bujar Mata, 63 vjeç, Xhevaire Mata, 52 vjeçe, dhe vetë autori Majlind Lila, 52 vjeç. Autori prej disa vitesh bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit të ekzekutuar nga ai. Nga ajo marrëdhënie ata kanë edhe një vajzë të mitur. Ndërkohë, mesditën e 6 shkurtit radhën për t’u tronditur e kishte qyteti bregdetar i Vlorës, ku burri do të mbyste me duar gruan e tij 45-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, brenda banesës së tyre, pas një konflikti që kishin për shkaqe xhelozie. 6 ditë më pas në metropolin shqiptar krimi në familje do të godiste sërish. Alket Arapaj, punonjës në Gardën e Republikës, do të qëllonte për vdekje me armën e shërbimit gruan e tij, 36-vjeçaren, Ervilma Seferajn. Në fillim të marsit e kishte radhën Korça, ku djali i dehur do të mbyste nënën e tij 85-vjeçare. Ndërsa në 23 mars, në Gramsh, burri do të mbyste gruan në shtrat, krim ky që edhe mund të parandalohej nga ndërhyrja e autoriteteve, pasi autori kurohej, sepse vuante nga probleme mendore.

Më 25 maj krimi në familje do të trondiste sërish Vlorën, ku Lavdosh Sulo do t’i merrte jetën barbarisht bashkëshortes së tij, Laureta Sulos, ku pasi ta godiste disa herë me levë në kokë, ai do t’i priste me thikë fytin. Ndërsa në javën e parë të shtatorit, dy krime në familje tronditën vendin. Më 2 shtator Arjan Shahaj vrau me sqepar babanë e tij, pasi i kërkoi të hipte në një lis e të priste dushk. Ndërsa radhën për një tjetër rast të krimit në familje e kishte qyteza e Librazhdit, ku burri masakroi gruan dhe më pas u hodh nga kati i 7-të i pallatit ku banonte. Mbrëmjen e 19 korrikut të vitit të kaluar Adriatik Kuka, masakroi me thikë gruan e tij, Hasbije Kukën, për shkaqe xhelozie. Pas krimit ai u largua nga banesa dhe mëngjesin 20 korrikut u gjet i mbytur në det.

11 hapat e një krimi, nga grindjet në ekzekutim

 

1 Plani për ekzekutimin  e 23-vjeçares

Sipas dosjes hetimore, plani për ekzekutimin e të resë ishte ideuar nga i ati. Shkëlzen Buçi, tetë vite më parë, nën kërcënimin e armës mori me forcë në makinë motrën e tij dhe e ekzekutoi me një plumb në kokë.

2 Fshehja e trupit të së resë

Nga frika se mos trupi gjendej nga banorët e zonës, babë e bir pas 3-4 ditësh u kthyen sërish në vendin e ngjarjes dhe për të fshehur krimin monstruoz, e mbuluan me gurë trupin e 23-vjeçares.

3 Gjetja e skeletit

Disa muaj pas ngjarjes skeleti Eglantina Buçit, u gjet nga një gjahtar, i cili njoftoi menjëherë policinë që nisi punën për identifikimin e kufomës

4 Indicia për zbardhjen e vrasjes

Vrasja makabre e Elgantina Buçit u zbulua nga miku i Shkëlzen Buçit. Mikael Tola, i arrestuar në 2017, si bashkëpunëtor i Buçit në atentatin e dështuar ndaj Mishel Prelës. Ai u tha hetuesve se ishte në dijeni për një krim të rëndë, ku ishte i përfshirë miku i tij. Përpara oficerëve të policisë, ai është shprehur se ka qenë prezent në momentin që Shkëlzen Buçi vrau me armë motrën e tij.

5 Analiza e ADN-së përputhej me të ëmës

Pas dëshmisë të mikut të Buçit, policia dërgoi në një laborator skeletin e 23-vjeçares, ku ka ekzanimi rezultoi se ajo përputhej me atë të nënës së viktimës

6 Shkaku i vrasjes makabre

Sipas mikut të Buçit, i cili për këtë ngjarje ka marrë edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë babë e bir akuzonin të renë se kur ishte larguar nga banesa për të bashkëjetuar me të dashurin kishte marrë një shumë të konsiderueshme të hollash

7 Kurthi

Babë e bir i kërkuan Tolës, ti ndihmonte për ti gjetur vajzën. Sipas tij pasi e takoi Shkëlzeni i kërkoi një kafe “pajtimi” e cila u realizua në një lokal pranë zonës së Kafes së Rremës. Në takim ishin Eglantina, i dashuri i saj, xhaxhai, Shkëlzeni dhe Faiku, ky i fundit i kërkoi që ata të fejoheshin.

8 Eglantina e kutptoi që do ekzekutohej

Ditën e ngjarjes Shkëlzeni mori në makinë Golf 2 atë dhe motrën e tij, pasi kishte dëshirë të pinte kafe me ta. Hipën në makinë dhe Shkëlzeni e çoi Eglantinën te Mali me Gropa, ku aty edhe e vrau me armë.

9 Vrasësi i motrës vrasës me pagesë

Shkëlzen Buçi është dënuar 13 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Në vitin 2017, për tentativë vrasjeje. Buçi tentoi të vriste kundrejt shumës prej 80 mijë eurosh aktorin Mishel Prela. Ai qëlloi tetë herë ndaj Prelës, që fatmirësisht i shpëtoi atentatit.

10 Nëna e Faikut vrau nusen

Tragjeditë e kanë përndjekur prej vitesh këtë familje, pasi nëna e Faikut, vite më parë ka vrarë nusen e djalit tjetër, Bashkimit, i cili ishte emigrant në Itali.

11 Autorët mohojnë akuzën

Gjatë seancës së djeshme për caktimin e masës së sigurisë, babë e bir kanë mohuar se janë të përfshirë në vrasjen e Eglantinës. Sipas tyre ata kanë që prej vitit 2009 që nuk e kanë parë më 23-vjeçaren.  /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Dash Sula, gjel deti, por shumë i veçantë”/ Rama ironizion opozitën

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listat e koalicionit opozitar në kryeqytet për zgjedhjet e 11 majit, që i cilësoi...

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, sot jepet VENDIMI për sekuestron e llogarive bankare

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Nesër Dita e Verës, Rama: Hapet Tuneli i Murrizit, sa të jem unë s’do ketë pagesë

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa...

‘Jam zgjuar i mërzitur se më vjen keq për Gjuzin dhe…’/ Rama ironizon listat e PD-së

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se sot...

Tuneli i Murrizit hapet me 14 Mars/ Rama: Më në fund plasi syri i keq

“Ky është tuneli i shumëpritur i Murrizit, i cili më në fund u dorëzua mali dhe tuneli do të dorëzohet nesër për të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV