Del në qarkullim grupi i dozave të vaksinës kundër C*vid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Del në qarkullim ‘Sputnik V’ e Rusisë.
Ministria Ruse e Shëndetësisë ka njoftuar se grupi i parë i dozave të vaksinës ruse kundër koronavirusit “Sputnik V” ka marrë aprovimin për përdorim publik dhe tashmë ka hyrë në qarkullimin civil.

Vaksina,  “i është nënshtruar testeve të nevojshme të cilësisë” ndërsa “ka hyrë në qarkullimin civil”. Më tej, në njoftim thuhet se do të shpërndahen më shumë doza në rajonet ruse.

Sipas “Russia Today” ky rast shënon një tjetër moment historik në zhvillimin e vaksinës Gam-COVID-Vac, apo e njohur ndryshe si “Sputnik V”.

Pasi përfundoi me sukses provat klinike të dy fazave të para, në 11 gusht, Rusia u bë vendi i parë i cili regjistroi zyrtarisht vaksinën e saj të Covid-19.

Zhvilluesit e vaksinës janë ndeshur me akuza se janë “nxituar” të hedhin “Sputnik V” në treg, pa përfunduar procesin e kalimit nëpër të gjitha provat.

Këto akuza janë mohuar nga studiuesit rusë. Ato janë shprehur se  testimi për vaksinën, ishte krijuar “shumë më efikase dhe bazuar në supozime më të mira” sesa rivalët.

Megjithatë, vaksina po studiohet akoma dhe pas regjistrimit.

Sipas kryebashkiakut të Moskës Sergej Sobyanin,  testimet pas regjistrimit të “Sputnik V” në Moskë mund të zgjasin nga dy deri në gjashtë muaj./Er.Ke/Fjala.al/

 

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV