Dritë-hije në spitalet Covid, a po zbatohen protokollet si në BE?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 e gjeti të papërgatitur sistemin shëndetësor në shumë vende të botës. Protokolle të ndryshme dhe shpeshherë të marra nga vende që u prekën më herët prej koronavirusit, u vunë në zbatim në spitalet e kthyera në reparte Covid-i. Ambientet e spitaleve në Shqipëri ku po trajtohen pacientët me koronavirus, shpeshherë janë bërë shënjestër e shqetësimeve, sidomos nga familjarët e personave që ndodhen të shtruar.

Por sa po zbatohen realisht protokollet?! Gazeta “Fjala” raporton disa prej shqetësimeve kryesore të ngritura, si ndarja e pacientëve në dy kategori hospitalizimi, ndryshe nga praktikat e ndjekura në Evropë, dhe mungesën e specialistëve të tjerë, përveç infeksionistëve.

 Nga Ina Allkanjari

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë situatën e COVID-19 në vend, ku përditësohen të dhënat e rasteve të reja të infektimeve, të numrit të pacientëve të shtruar, si dhe të fataliteve, vihet re një shqetësim në radhët e familjarëve të personave të shtruar, lidhur me transparencën e protokolleve të mjekimit që zbatohen në spitale. Teksa mjekët e spitaleve Covid përditësojnë çdo ditë njohuritë për këtë sëmundje, ambientet e spitaleve ku po trajtohen pacientët me koronavirus, vijojnë të bëhen shënjestër e shqetësimeve, sidomos nga familjarët e personave që ndodhen të shtruar.

Ndër shqetësimet kryesore të ngritura së fundmi janë ato që lidhen me faktin se ambientet e spitalit janë mjaft hermetike, ku familjarët hasin vështirësi komunikimi me të afërmit. E shoqëruar shpesh me pretendimet se nuk marrin informacion as prej personelit mjekësor lidhur me gjendjen e të sëmurit. Familjarë të shumtë kanë humbur njeriun e zemrës gjatë luftës me “armikun e padukshëm”, por pengu më i madh lidhet me faktin se nuk marrin informacione rreth gjendjes së të afërmit dhe ecurisë së tij, dhe shpesh herë nuk kanë asnjë kontakt telefonik me të. Ndërsa presin jashtë dyerve të spitaleve Covid, u ndodh të marrin lajmin e hidhur për humbjen e jetës së njeriut të tyre të dashur.

Komunikimi me pacientët

Lidhur me komunikimin e pacientëve me familjarët e tyre, burime për gazetën “Fjala” tregojnë se përdorimi i telefonit nga pacientët shpeshherë është arritur në mënyrë miqësore. Mësohet se pacientët në dhomat e trajtimit përdorin më së shumti telefonat, ndërsa vështirësia haset me pacientët të cilët janë në gjendje më të rëndë, dhe nuk është e mundur të komunikojnë, apo të shihen nga familjarët e tyre, qoftë edhe me video-telefonata, që mund të realizohen nga personeli. Brenda pak ditësh, i dyti qytetar, njëkohësisht pacient me COVID-19, i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi, i dha fund jetës së tij. U bë e ditur se një ndër shkaqet e aktit të rëndë ishte gjendja e rënduar psikologjike.

Përpos protokolleve ku të gjitha spitalet në vend kanë shërbime psikologjike, u ngritën shqetësime rreth funksionimit real të tyre në spitalet Covid. Burime për gazetën “Fjala” tregojnë se të gjitha spitalet në vend kanë shërbime psikologjike, por praktikisht është një shërbim që çedon. Në spitalet Covid, ku prezenca e psikologut është tejet e rëndësishme, raportohet për mungesë të këtij shërbimi për pacientët e hospitalizuar.

Mësohet se ashtu si në vendet fqinje, në momentin kur një pacient i shtruar me Covid, shfaq probleme të tjera, paraqitet një specialist që thirret për konsultë. Konkretisht, mjeku që trajton pacientin me Covid, vendos shënimin në kartelë që të thërritet për konsultë kardiologu, nefrologu, hepatologu etj. Më pas mjeku specialist paraqitet në spitalin Covid dhe realizon konsultën. Por një problem i ngritur, i cili ndikon edhe në gjendjen e rënduar psikologike të pacientëve me Covid, është numri i shtretërve në dhoma.

 

Ndarja në dhoma

Pamjet e pakta që janë siguruar nga brenda këtyre spitaleve tregojnë të kundërtën e asaj që pretendohet jashtë. Bëhet me dije se në dhomat e spitaleve të dedikuara Covid, janë 2 deri në 4 shtretër. Kjo gjë krijon stres tek të sëmurët, kur një pacient që ndodhet në të njëjtën dhomë humb jetën ose dërgohet në terapi intensive. Këto situata krijojnë ankth te pacientët. Burime për gazetën bëjnë me dije se mund të ndodhë që një pacient të humbë jetën në dhomë, dhe mund të ndodhë që të vonojë marrja e trupit, ambalazhimi me celofon të shumëfishtë dhe kjo krijon shpeshherë ngarkesë psikologjike.

Gjithashtu, mësohet se rënia e oksigjenit, shkakton ankth, pasi i sëmuri nuk mbushet dot me frymë. Mësohet se për sa u përket shtrimeve, parametri bazë është lidhja e oksigjenit sepse kjo sëmundje shkakton insuficencë respiratore, ku pacienti nuk mbushet dot me frymë, të gjithë pacientët që kanë parametra të ulët, dhe paraqesin shenja të rënda të insuficencës respiratore shtrohen në spital. Aty suportohen me oksigjen, me kortizonik dhe me barna shtesë. Në dhomën e terapisë intensive bëhet edhe intubimi.

Burimet bëjnë me dije se pacientët ndahen në dy pjesë. Në një ndarje janë pacientët të cilët paraqesin vështirësi në frymëmarrje, paaftësia për t’u mbushur me frymë, të cilët trajtohen me oksigjen edhe suportohen me suplemente të tjera për të rritur kapacitetin respirator dhe pacientët që janë në gjendje më të rënduar, ku oksigjeni bie poshtë parametrave 70, futen në dhomat e terapisë intensive ku trajtohen ose me nebulizator ose me intubim.

Lexo edhe :  U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, reagon Memolla: Jam kryebashkiak i Rrogozhinës derisa…

  Itali – Zbatimi i protokollit

 

-Psikologët në strukturën spitalore në Itali janë shumë prezentë. Në momentin që mjekët apo infermierët shohin një shenjë nga pacienti, apo nëse shohin simptoma ku është i nevojshëm një suport psikologjik, sinjalizohen psikologët dhe vijnë menjëherë të flasin, si me pacientët, ashtu edhe me personelin.

– Nëse pacienti i shtruar në spitalet Covid ka nevojë për konsulencë, p.sh. kardiologjike, shkon specialisti në repartin ku ndodhet pacienti. Të gjitha konsultat specialisti i bën gjithmonë në repartin dhe në vendin ku pacienti është i shtruar.

– Për sa i përket komunikimit, të gjithë pacientët kanë pasur komunikim me famljarët e tyre. Në të gjitha spitalet Covid, pacientëve të shtruar u jepet mundësia që çdo ditë të flasin me familjarët e tyre, me anë të një tableti, kontaktojnë me video, ku mund të shohin familjarët. Gjithashtu, edhe kur pacientët janë në momentet e fundit dhe përkeqësohen, gjithmonë kontaktohen familjarët dhe u jepet mundësia për t’i parë me video dhe për t’iu dhënë lamtumirën.

– Të gjithë personat që shtrohen në spital, në repartet Covid kanë numrat e kontaktit të të afërmve dhe atyre u bëhet çdo ditë e ditur gjendja e pacientit, çfarë terapie po ndjekin, çfarë ndryshimi ka pasur pacienti. Absolutisht është e detyrueshme kjo procedurë që familjarët të jenë në dijeni të gjendjes së të afërmit të tyre.

– Në lidhje me mjekimet, që nga fillimi i pandemisë deri më tani, protokollet e trajtimit të Covid-it kanë ndryshuar, sepse të gjitha portokollet nuk kanë qenë të kodifikuara, por në bazë të supozimit që një trajtim mund të funksiononte. Normalisht, edhe sot nuk ka një kurë definitive për të thënë që është e duhura për të luftuar virusin.

– Ka tri grupe pacientësh të shtruar në spitalet Covid. Tri ndarjet janë: të intubuar, terapi subintensive (nënintensive) dhe terapitë me oksigjen.

-Për sa u përket ndarjeve, në një dhomë nuk ka më shumë se dy pacientë, dhomat janë pothuajse gjithmonë me dy shtretër. Ndërsa për sa u përket atyre në terapi intensive, shpeshherë ndodh që dhomat janë të ndara për çdo pacient.

Shqipëri – Zbatimi i protokollit

-Ndër shqetësimet kryesore të ngritura së fundmi janë ato që lidhen me faktin se ambientet e spitalit janë mjaft hermetike, ku familjarët hasin vështirësi komunikimi me të afërmit. E shoqëruar shpesh me pretendimet se nuk marrin informacion as prej personelit mjekësor, lidhur me gjendjen e të sëmurit.

 – Burime për gazetën “Fjala” tregojnë se përdorimi i telefonit nga pacientët shpeshherë është arritur në mënyrë miqësore. Vështirësia më e lartë haset me pacientët që janë në gjendje më të rëndë, dhe nuk është e mundur të komunikojnë, apo të shihen nga familjarët e tyre qoftë edhe me videotelefonata.

– Përpos protokolleve ku të gjitha spitalet në vend kanë shërbime psikologjike, u ngritën shqetësime rreth funksionimit real të tyre në spitalet Covid. Burime për gazetën “Fjala” tregojnë se të gjitha spitalet në vend kanë shërbime psikologjike, por praktikisht është një shërbim që çedon.

– Kur një pacient i shtruar me Covid shfaq probleme të tjera, paraqitet një specialist që thirret për konsultë. Konkretisht mjeku i cili trajton pacientin me Covid, vendos shënimin në kartelë që të thirret për konsultë kardiologu, nefrologu, hepatologu etj. Më pas mjeku specialist paraqitet në spitalin Covid dhe realizon konsultën.

-Në dhomat e spitaleve të dedikuara Covid janë 2 deri në 4 shtretër. Kjo gjë krijon stres tek të sëmurët, kur një pacient që ndodhet në të njëjtën dhomë humb jetën, ose dërgohet në terapi intensive.

– Shtrimi i pacientëve ndahet në dy pjesë. Në një ndarje janë pacientët që paraqesin vështirësi në frymëmarrje, paaftësi për t’u mbushur me frymë, të cilët trajtohen me oksigjen dhe suportohen me suplemente të tjera, për të rritur kapacitetin respirator, si dhe pacientët që janë në gjendje më të rënduar, të cilët futen në dhomat e terapisë intensive, të cilët mund të jenë të intubuar.

Flet mjeku Taned Demaj: Ja si trajtohen në spitalet italiane pacientët e prekur me COVID-19     /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Akuzohet për vrasje në Itali, arrestohet 30-vjeçari me dy mbiemra në Fier

Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara, i cili akuzohet se ka vrarë një person në Itali. I riu, banues...

“Emily shqipen e flet pak, por…”- Ilir Shaqiri rrëfen në podkastin me kryeministrin Rama

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily. Balerini...

Këmbimi valutor 1 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Sot Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste, Rama ndan mesazhin e dy të rinjve

Në Pallatin e Kongreseve sot do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Kryeministri Rama ka postuar dje (31 janar) një video në rrjetet sociale,...

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, parashikimi i motit

Ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë...

Lajme të tjera

Web TV