E mbajtën të fshehtë, Victoria dhe David Beckham të infektuar me Covid-19

Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se çifti i famshëm, Victoria dhe David Beckham e kanë kaluar virusin Covid-19.

Mirëpo, ata kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë dhe ky lajm është bërë vetëm tani i ditur.

Thuhet se çifti e kaloi virusin në fillim të muajit mars, teksa ishin në Los Angeles.

Victoria dhe David udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të djalit tët tyre Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

As David dhe as Victoria nuk kanë folur ende publikisht për këto lajme. Ka.Li/fjala.al