Futbollisti e konfirmoi këtë me një postim në rrjetet sociale pak kohë më parë, duke e cilësuar vendimin e tij si një ditë që nuk e kishte ëndërruar kurrë.
Por fakti që ‘vari këpucët në gozhdë’ nuk do të thotë se ai do qëndrojë larg fushave të blerta.
Mbrëmjen e djeshme Osmani ka qenë i pranishëm në stadiumin ‘Air Albania nga ku ka ndkejur ndeshjen mes kombëtares dhe Lituanisë, ku kuqezinjtë pësuan dhe një disfatë pasi u mundën 1 me 0 nga lituanezët.
Pikërisht momenti kur kundërshtarët kanë shënuar golin duket se nuk është pritur aspak mirë nga ish- futbollisti kombëtares, por ka ruajtur qetësinë teksa ata gëzonin, pamje të cilat “Fjala.al” i sjell përmes një video që mund ta gjeni të postuar më poshtë:
Ndërsa në një moment tjetër ai shfaqet nga stolat e stadiumit teksa diskuton me dikë të cilit/ës nuk i përmend emër por i kërkon që ti bëjë një telefon nesër (sot) që me siguri kanë plan të shkojnë diku por nuk na zbuloi më shumë./Bl.Ba/Fjala.al/