Mungesa e Drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita në “Koko Fest” nuk ka qenë e rastësishme.
Mësohet se ajo është infektuar me COVID-19, teksa ka rezultuar pozitiv edhe bashkëshorti i saj.
Mësohet se gjendja e drejtoreshës është e mirë, ndërsa më rëndë paraqitet situata për bashkëshortin e saj i cili është shtruar në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Facebook teksa shprehet që është mirë me shëndet.
Kita është drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. Festivali i komedisë “Koko-Fest”, një organizim nga vetë Kita, nisi dje në Korçë duke mbledhur aktorë të njohur të skenës por pa praninë e aktores.
Qyteti i Korçës është një nga qarqet më të prekura nga koronavirusi. Referuar shifrave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezultojnë 143 raste aktive si edhe janë regjistruar 12 humbje jete./Jo.Be/Fjala.al