KLGJ miraton listen/ Zbulohen gjyqtarët që garojnë për anëtarë të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi ditën e sotme listën përfundimtare të gjyqtarëve që do të jenë pjesë e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Ndër të tjera, ky short do të hidhet sot pasdite në orën 17:00, pranë ambienteve të Këshillit në prezencë të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

LISTA E GJYQTARËVE
Znj. Manjola Xhaxho
Z. Gentian Medja
Z. Sokol Ibi
Znj. Klodiana Mema (Veizi)
Z. Enton Dhimitri
Znj. Alma Kolgjoka
Znj. Emona Muçi
Z. Eriol Roshi

Znj. Ornela Naqellari
Znj. Esmeralda Çeka (Xhili)
Z. Rexhep Bektheshi
Znj. Margarita Buhali
Z. Ardian Dvorani
Z. Asim Vokshi
Z. Artur Kalaja
Z. Edlira Petri

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët; Alma Ahmeti, Elona Mihali, Arta Duka, Irida Kacerja, Emona Muçi, Esmeralda Xhili, Igerta Hysi, Klodiana Veizi, Migena Laska dhe Qemal Zaimi.

Gjithashtu Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidatin Erjon Bani dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për Arbena Ahmeti.

Më tej Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për kandidaten Albana Boksi dhe kandidatin Klodian Kurushi. Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidaten Iliriana Olldashi.
Në përfundim Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të caktimit të gjyqtares së skemës së delegimit Mimoza Margjeka, në Gjykatën e Apelit Korçë si dhe mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Lexo edhe :  Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Bashkimi Europian

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Brazili i del kundër Trump-it: Tarifat i ke politike, jo ekonomike

Qeveria e Brazilit u ka bërë të ditur gazetarëve se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme...

Prokurori i Sarandës: Më shkarkuan për 600 mijë lekë që më dha nëna

Prokurori Kledian Llaho, i shkarkuar sot me vendim të formës së prerë dhe i larguar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë, ka reaguar dhe thotë...

Trump vendos nëndetëset bërthamore amerikane pranë Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në rajone pranë Rusisë, si përgjigje ndaj kërcënimeve të...

Prindërit kapin prej flokësh vajzën në Korçë, procedohen nga policia

Një video shqetësuese që ka qarkulluar në rrjetet sociale duke nxitur reagime të forta. Pamjet, të filmuara në qytetin e Korçës, tregojnë një çift...

“Ramën e masak*ruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas nga intervista e këtij të...

Lajme të tjera

Web TV