Rritet numri i të infektuarve në Danimarkë, qeveria merr masa të rrepta

Shifrat e koronavirusit në Danimarkë po bëhen shqetësuese.

Kjo e ka bërë qeverinë daneze të marrë masa të tjera duke pakësuar numrin e personave që marrin pjesë në tubime publike.
Qeveria ka marrë masa të rrepta për tubimet në Kopenhagë dhe 16 komuna përreth saj.

“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.

“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, në vend të orës 2 të mëngjesit dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.

Danimarka ka shënuarnë 24 orët e fundit 230 raste të reja , hera e parë që nga fundi i prillit. /Ra.My.Fjala.al/