Shokon ish-sulmuesi i Kombëtares: Nëse e shitën ndeshjen, mirë bënë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e Kombëtares ditën e djeshme nuk u prit aspak mirë nga tifozeria kuqezi. Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan, ndërsa të shumtë ishin edhe ata që e akuzonin skuadrën se ‘shiti ndeshjen’.

Nuk mungoi as reagimi i ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Roland Luçi. Njëkohësisht edhe ish-trajneri i Vllaznisë ngre dyshime nëse ndeshja e Kombëtares dje me Lituaninë ishte e shitur.

Përmes një statusi në Facebook, shkodrani thotë me ironi se nëse ndeshja ka qenë e shitur, mirë kanë bërë, pasi skuadra jonë gjithsesi do të humbte me atë paraqitje që po bënte.

“Humbëm apo na mundën?

Pashë mbrëmë një ekip të lodhur që sa filloi loja më dukeshiin tanët si të ishin duke kaluar mundimshëm finishin e ndonjë maratone.

Ndërkohë gjithandej qarkullojnë lajme se ndeshja ishte e shitur.

Shikoni: Uroj që jo, po nqs ndeshja është shitur, mirë ja kanë bërë, pse të mos shitej kur ata të pjerdhur se të pjerdhur ishin?

Ashtu e kështu ajo do të humbej…”, shkruan ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

60 mln euro nga Anglia, Barcelona shet mesfushorin për të shpëtuar merkaton

Fermin Lopez, drejt largimit nga Barcelona. Drejtuesit katalanas duhet të shesin, në mënyrë që të financojnë afrimet si Garcia dhe...

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Lajme të tjera

Web TV