Pas ndeshjes së Kombëtares me Lituaninë disa prej anëtarëve të grupit “Tifozat Kuq e Zi” u arrestuan në afërsi të stadiumit “Air Albania”.
“TKZ” kërkon lirimin e menjëhershëm të djemve që sipas tyre shkuam te stadiumi për të përkrahur ekipin pas humbjes.
Sipas këtij grupimi arrestimi ishte i paligjshëm pasi tifozët po respektonin të gjitha rregullat.
“Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”, janë shprehur nëpërmjet një statusi në facebook “Tifozat Kuq e Zi”./Jo.Be/Fjala.al