Video/Zëdhënësja e PD-së tha se nuk kishte marrë bonusin e qirasë për ndihmat, reagon qytetari! Një mashtrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nik Prendi, qytetari nga Kombinati, për të cilin Partia Demokratike tha se nuk e kishte marrë bonusin e qirasë dhe nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës, shprehet në një video se pretendimi i PD-së nuk është i vërtetë, por se është trajtuar dhe ka marrë rregullisht, çdo muaj bonusin e qirasë prej 180 mijë lekësh.

Familja e Prendit, banesa e së cilës pas disa fazash ekspertimi u cilësua me dëmtimin DS4 nga tërmeti i nëntorit 2019, jo veç çdo ndihme ligjore nga Njësia Administrative 6, ka përfituar edhe ndihma ushqimore, logjistike dhe është trajtuar me bonusin e qirasë për t’i krijuar mundësinë e strehimit të përkohshëm.

Më herët në një njoftim Bashkia e Tiranës sqaroi:

“Është për të ardhur keq që Lulzim Basha dhe spikeret e tij gënjejnë publikisht, duke shfrytëzuar babëzisht me shpifje dhe për fushatë fatkeqësinë e tërmetit. Bashkia e Tiranës sqaron se banesa e familjes së z. Nik Prendi në Njësinë Administrative 6 është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për këtë arsye, nga Janari 2020, sipas VKB nr. 151, dt. 16.12.2019, kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira. Për të provuar gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë z. Prendi”.

Video/ Zëdhënësja e PD-së tha se nuk kishte marrëVideo/ Zëdhënësja e PD-së tha se nuk kishte marrë

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV