Befason legjenda e Gjermanisë: S’kam edhe shumë kohë, po mendoj për vdekjen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer i ka rralluar daljet publike sidomos pas humbjes së djalit në vitin 2015.

Pas një kohe të gjatë ai ka folur për prestigjozen gjermane “Bild” dy ditë para ditëlindjes së tij të 75.

Beckenbauer tha se ka ndryshuar mënyrë jetese:

“Kur mbusha 50 vjeç nuk pata ndonjë ndjesi të veçantë, as kur mbusha 70. Por, tani mbush 75 dhe për herë të parë kam nisur të mendoj për vdekjen. Shpresoj që Zoti të më japë ende dhe shumë vite të tjera, por nuk i dihet. Njeriu kupton në këtë moshë se koha është e kufizuar”.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, skuadra me të cilat ka fituar gjithçka, thekson se nuk ka frikë:

“E di që do të vdes një ditë, por nuk kam ankth për diçka që nuk e kam në dorë që ta ndryshoj. Falenderoj Zotin për jetën që më bëri të jetoj”.

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Rama ilustron pamjet: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin pë çlirimin e hapësirave publike. Në llogarinë e tij në “Facebook”,...

Ministria e Bujqësisë merr vendim për shpendët dhe derrat

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndaluar importin e shpendëve të prekur nga sëmundja e pseudopestit nga shtetet si Bullgaria e Polonia, si...

“Tigrat e Ballukut po vjedhin 94 mijë euro/ditë, SPAK nuk ka guxim ta hetojë”

Partia e Lirisë denoncon dy TEC-et lundruese në Vlorë dhe akuzon SPAK-un se nuk ka guxim të hetojë këtë aferë korruptive që i ka...

U hodh në det nga një shkëmb, i mituri në Vlorë e pëson keq

Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë. I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit...

Zelensky: Sapo fola me Edi Ramën, e informova çfarë po ndodh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas tij, ai e informoi për situatën në frontin e luftës dhe...

Lajme të tjera

Web TV