Kryemadhi reagon pas deklaratave të Shahinit: Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë ka reaguar pas deklaratës së ministres Shahini, ku tha se do të largohet sapo të përfundojë mandatin qeveria.

Kryemadhi është shprehur që ministrja nuk mund të iki pa dhënë më parë llogari.

“Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!?”, është shprehur Kryemadhi./Jo.Be/Fjala.al

Fjala e plotë e Kryemadhit:

‘Në besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë.

Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që  “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”.

Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!’, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

 

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV