“Përkthimi i Mira Meksit i saktë, i Robert Shvarc një katastrofë”. Ardin Vehbiu kthen debatin për “100 vjet vetmi” i Markez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romani “100 vjet vetmi” i shkrimtarit të madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez është përkthyer dy herë në Shqipëri. Herën e parë në vitin 2000 nga Robert Shvarc nga gjuha gjermane, pra jo nga origjinali dhe herën e dytë në vitin 2019 nga Mira Meksi nga spanjishtja dhe botuar nga shtëpia botuese “Onufri”.

Pas botmit të dytë botuesi i njohur Bujar Hudhri publikoi një shkrim sipas të cilit jo vetëm ishte i nevojshëm një përkthim i dytë i kësaj kryevepre porse përkthimi i Robert Shvarc ishte i dobët, i pasaktë, me gabime dhe madje edhe me gafa trashanike.

Në studimin e tij Hudhri kishte analizuar nëpërmjet detajeve dhe rasteve konkrete dobësitë e përkthimit të parë të romanit të bërë nga Shvarc.

Në fakt ai studim solli goxha pështjellim në botën letrare në Shqipëri sepse ishte e hera e parë që bëhej një kritikë e këtij lloji por edhe për faktin se për herë të parë kritikohej përkthyesi Robert Shvarc që për një pjesë cilësohet ende si përkthyesi më i mirë në gjuhën shqipe.

Por ditët e fundit ky debat është rikthyer dhe njëherë. Këtë herë autor është Ardin Vehbiu, një studiues shumë i njohur për punimet e tij në fushën e letrave. Ai jo vetëm që mbështet përkthimin e Mira Meksit nga spanjishtja po vlerëson botuesin Bujar Hudhrin për shkrimin kritik ndaj Robert Shvarc.

Sipas Vehbiut përkthimi i Meksit është i sakti, ndërsa i Shvarcit që është një përçudnim. Vehbiu mes të tjerave shkruan: Ja një këshillë për botuesit: mos i besoni reputacionit të përkthyesit!

“Për t’u kthyer tani në temë: artikulli i Hudhrit m’u lexua si një kritikë përkthimi, nga ato që nuk janë botuar kurrë në shqipe – dhe është ndoshta kontributi më i vyer, në lëmin e kritikës letrare shqip, që kam lexuar këto vitet e fundit.

Lexo edhe :  Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Kjo, sidomos në qoftë se lexuesi i jep vetes kohë që të shkojë përtej identifikimit të gabimeve të Shvarcit, dhe të krahasojë nuancat në përkthim jo vetëm të shqipes, por edhe të ndonjë gjuhe tjetër që zotëron. Unë do ta quaja, pa frikë, si një shembull klasik, në llojin e vet, të analizës së përkthimit të krahasuar në shqip”.

Ky është linku i shkrimit të plotë të studiuesit ArdinVehbiu

https://peizazhe.com/2014/08/07/dhe-fajin-e-ka-purizmi/?fbclid=IwAR3CzphbHnaZXtz6-LXKgz8J3qF2E2y6vrB5k6mAKeR-QiqM8Uz2hXV7ccw

Ky është linku i shkrimit të plotë të botuesit të “Onufrit” Bujar Hudhri.

https://exlibris.al/perse-duhej-perkthyer-perseri-ne-shqip-romani-njeqind-vjet-vetmi-2/

Të fundit

“Kandidatë të opozitës janë kërcënuar nga bandat e Ramës në Shkozet”

E ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, Ilirjana Kuçana, e cila ishte kandidate...

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin Drenas–Skenderaj, konkretisht në fshatin Polluzhë...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Lajme të tjera

Web TV