1976/ Shokë të forcave të policisë dhe kufirit me banorët të zonës

Ndoshta shumë prej jush vetëm kanë dëgjuar për atë kohë të largët të gjyshërve tanë, ndërsa shumë të tjerë e mendojnë si ‘epoka e gurit’, por ajo ka ekzistuar vërtet.

Kjo vërtetohet edhe përmes disa fotove të vjetra të sjella herë pas here nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. E radhës është postuar në Facebook nga Kastriot Dervishi.

Në foto shfaqet një grup njerëzish, konkretisht shokë të forcave të policisë dhe kufirit në një kompozim fotografik bashkë me banorët e zonës.

Pavarësisht se fotografimi ishte propagandistik dhe i studiuar, ata duken të nevrikosur sepse imagjinojnë përballë “armikun” dhe “diversantin”.

Foto e veçantë është realizuar vitit 1976 në Rrethin e Dibrës./Bl.Ba/Fjala.al