Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall Reç, ku 20-vjeçari A.Sh., e ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen pas një sherri për konflikte të dobëta.

Policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij, pasi informacioneve se po ndodhte një konflikt në familje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe  arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Vokshi denoncon në Portugali: U kërcënova me vajzën time me 11 maj

Deputetja e Partisë Demokratike, znj. Albana Vokshi, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë Parlamentare të...

Zbulohet kartë tjetër me shpenzime marramendëse nga Meta e Kryemadhi

Ndërkohë që ish-presidenti Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK. Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion...

Bie numri i çifteve të kurorëzuara në Kosovë (shifrat e fundit)

Në vitin 2024, janë regjistruar shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e tri (17 mijë 863) kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre kurorëzimeve...

A do dëbohet Elon Musk? Ja si përgjigjet Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë përfshirë sërish në replika më njëri-tjetrin, pasi marrëdhëniet e tyre prej disa javësh janë...

Zbulohet shifra, sa lekë u dha FSHF klubeve për lojtarët e rinj?

Për të tretin vit radhazi, Federata Shqiptare e Futbollit zbatoi me sukses programin e incentivimit për futbollistët e moshës 16–21 vjeç, të cilët aktivizohen...

Lajme të tjera

Web TV