Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur ditën e sotme nga qyteti i Shkodrës lidhur me arrestimin e gjyqtares Margjeka dhe disa personave të tjerë.
Kim u shpreh që shpreson që SPAK të funksionojë plotësisht edhe pse ka disa persona që po pengojnë punën e këtij institucioni.
“Shpresoj që SPAK të funksionojë plotësisht. Kemi parë disa që po i pengojnë SPAK në punën e tyre. SPAK duhet të qëndrojë fort për të vijuar punën”, deklaroi ambasadorja Kim.
Kim foli gjithashtu dhe për situatën politike në vend ku u shpreh që udhëheqësit duhet ti lënë mënjanë ndasitë për tu bashkuat drejt një objektivi.
“Është e rëndësishme pjesëmarrja politike dhe është e rëndësisë që udhëheqësit të lënë anash ndasitë politike e për tu bashkuar bashkë drejt një objektivi. Unë do të luaj një rol në mbështetjen e këtyre përpjekjeve. Është një lajm shumë i mirë që palët politike si jashtë dhe brenda parlamentit do të bien dakord për tu ulur sërish. Jam e sigurt që në fund do të mund të arrijnë një kompromis”, tha Kim./Jo.Be/Fjala.al