Braçe pasi pasi Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin për ndarja në 4 rajone: Presidenti s’ka të drejtë të gjykojë deputetët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar sot me 14 vota kundër dekretin e kthimit në Kuvend të Metës për “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” që e ndan Shqipërinë në 4 rajone.

Në mbledhje ka qenë edhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj teksa ka pasur një përplasje me zv/kryeministrin Braçe.

Ky i fundit ka akuzuar Metën për këtë dekret si dhe theksoi se Presidenti nuk mund të gjykojë deputetët e Kuvendit apo të quajë të paligjshëm drejtuesit vendorë.

”Më vjen keq, por ky përkufizim i Kushtetutës, as përfaqësohet dhe akoma më keq, refuzohet dhe hidhet përdhe pikërisht duke iu referuar disa mendimeve që burojnë nga Kushtetuta.

Sipas Presidentit të Republikës apo përfaqësuesve të tij. Sinqerisht më vjen keq, dhe që është nga elementët kyç ku përfaqësimi i unitetit të popullit griset copa- copa. Dua t’i them Presidentit se s’ka tagër kushtetues e ligjor të fyejë deputetët e Kuvendit. S’kanë tagër të bëjnë asnjë përcaktim për deputetë të zgjedhur, si janë zgjedhur apo ushtrojnë detyrën.

E turpshme që Presidenti merr përsipër të gjykojë deputetët. Zgjedhur përmes një procesi zgjedhor. Të certifikuar. Presidenti herë i pëlqen dhe herë nuk i pëlqen. Herë i dekreton e herë i fyen. Dëgjova që Presidenti i Republikës ka të njëjtin qëndrim nga drejtuesve të pushtetit vendor.”- tha Brace.

Për më tepër Braçe referuar Dervishajt, theksoi se në Kuvend s’mund të vijë çdo njeri dhe të fyejë deputetët e ligjshëm të Kuvendit dhe kërkoi që kjo situatë mos vijojë më.

‘’Nëse zotëria merr fjalën, nuk po them se duhet të kërkojë falje kundrejt deputetëve që i fyeu, nuk po të them të kërkoj falje ndaj drejtuesve vendorë që po ashtu i quajti si të paligjshëm.

Lexo edhe :  Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia...

Tani nëse i jepet mundësia gjithkujt që të vijë në parlament dhe të futet në institucione parlamenti dhe të fyejë deputetët e ligjshëm. Secili ka personalitet përballë votuesve, dhe publikut. S’mund të vazhdojë më kështu. ‘’- shtoi ai.

 

Të fundit

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Gjatë 48 orëve të fundit, Shqipëria është përballur me një situatë të vështirë për shkak të përhapjes së zjarreve në disa qarqe të vendit....

Lajme të tjera

Web TV