Emrat/ 3 persona në “filtrin” e OFL për pasurinë e dyshimtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vlonjatë të dënuar për prostitucion dhe drogë, duhet të provojnë ligjshmërinë e pasurisë së tyre, pas dyshimeve se është produkt i aktivitetit kriminal.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, Operacioni Forca e Ligjit, iu ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Elton Bushi alias A. C., banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

-Vasil (Agim) Çobo, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

-Klodian Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

OMONIA del me qëndrim zyrtar: Zjarret goditën qëllimisht grekët autoktonë në Shqipëri

Organizata e Minoritetit grek në Shqipëri, Omonia, ka dalë në një deklaratë publike pas situatës së rëndë të zjarreve në jugun e vendit. Organizata...

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi...

Konferenca për shtyp e Jasharit, marrëveshja me Milanin e deri tek idhulli i fëmijërisë

Ardon Jashari ka folur për herë të parë si lojtar i Milanit në konferencën e tij të parë për media të enjten, duke ndarë...

Lajme të tjera

Web TV