Liga Unike në basketboll/ Rama: Të ndarë jemi shumë të vegjël, kjo nismë hap rrugë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëri dhe Kosova ranë dakort që të kenë një Ligë Unike të përbashkët në basketboll duke shënuar një bashkim në këtë lloj sporti.

I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë përkrahu publikish këtë nismë dhe tha se shpreson që kjo të jetë një shtysë për nisma të tjera Kosovë- Shqipëri, dhe jo vetëm në sport, por edhe në fusha të tjera.

”Kjo nisëm hap një rrugë të re, krijon një model, dhe me siguri do të bëhet shtysë për të tjera. Unë s’mundem veçse ta përforcoj mendimin e dhënë këtu nga dy ministret, që ne jemi më shumë se sa mbështetës. Jemi duartrokitës të kësaj nisme dhe të tjera, në funksion të krijimit të bashkërendimit konkret për të organizuar Liga unike, por jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në drejtime të tjera.

Sigurisht që ,kjo është paska si veza e Kolombit, që kur e sheh të ndodhi duket sikur është e çuditshme pse s’ka ndodhur më parë, ose pse ka ndodhur vetëm kjo.

Patjetër që është dashur një periudhë pjekurie e këtyre ideve, dëshirave që kanë ekzistuar prej kohësh. E mbaj mend prej kohësh këtë dëshirë, ashtu sikundër nuk ka qenë ndryshe në anën tjetër.

Nga ana tjetër, shumëçka sot duket e vonuar në fakt, deri përpara jo më shumë se 10 vitesh dukej fantashkencë. Sot nuk është më kështu. Krijimi i Ligës Unike shkon një hap më tutje, përbën një moment shkuarje në një nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe kam shpresë e besim se kjo do bëhet shtysë për të tjerët. Aq më tepër që në fushën e sportit ne s;jemi të mëdhenj edhe nëse jemi bashkë, jo më të ndarë që jemi shumë të vegjël.”- tha Rama.

Lexo edhe :  “Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

 

Pa.Va/ Fjala.al

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV