Rama vizitë në Tamarë: Investimet ndikojnë ndjeshëm në ekonominë lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në Tamarë ku vizitoi dhe një fabrikë të përpunimit të lëngjeve. Kreu i qeverisë u shoqërua në këtë takim nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca. Rama u shpreh që këto investime po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë lookale, në punësimin dhe ekonominë familjare të fermerëve të zonës.

“Aty ku programi kombëtar i Rilindjes Urbane ka transformuar rrënjësisht qendrën e zonës, duke e kthyer në një destinacion turistik mes natyrës së mahnitshme, tanimë me mbështetjen e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, ka lindur fabrika agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimit të lëngjeve natyrale, si një nga plot e plot shembujt e bukur frymëzues të punës në fshat dhe të mbështetjes tonë për njerëzit e punës.

Këta shembuj nuk bëjnë lajm në kanalet e portalet e Tiranës të zëna nga llumi i luftës për pushtet e për para. Por përtej lajmit të munguar, këto investime po ndikojnë ndjeshëm në ekonominë lokale, në punësim e në ekonominë familjare të fermerëve të zonës, që do të kenë një destinacion për të tregtuar frutat e tyre”, shprehet Rama./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Rëndësia e magnezit në trup dhe problemet që sjellin nivelet e ulëta të tij

Magnezi është një mineral që trupit i nevojitet për të funksionuar normalisht. Ky mineral ndihmon në një sërë procesesh...

Taylor Swift shpërblen stafin e çmimeve Grammy me para:Faleminderit për gjithë punën tuaj

Taylor Swift ka shpërblyer stafin që punonte në prapaskenë në çmimet Grammy. Këngëtarja e “Shake It Off” u pa në një video të postuar në...

Zbardhet kërkesa e avokatëve të Veliajt në GJKKO

Mësohen detaje të reja nga seanca maratonë prej 6 orësh që u mbajt këtë të mërkurë në GjKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e...

Gjykimi për Veliajn/ Avokati: absurd, s’është person që i fshihen hetimit

Avokati Idajet Beqiri, foli për seancën prej gjashtë orësh të zhvilluar ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, ai...

Mbështetës të Veliajt para GJKKO-së presin vendimin e gjyqtarit Erjon Bani

Mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sërish para GJKKO-së në orën 20:00 ndërsa pritet vendimi i gjyqtarit Erjon Bani. Biznesmeni Neriman Palushi është  filmuar duke dalë...

Lajme të tjera

Web TV