“Sulltanesha Hyrrem” në pritje të ëmbël sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë e njohin, të gjithë e duan, femrat e adhurojnë për pamjen dhe forcën e saj. Roli që iu besua i dha famë aktores së njohur gjermane Meryem Uzerli, apo siç ajo u bë e njohur “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm” po përjeton një tjetër ndryshim të madh në jetën e saj.

Bukuroshja flokëkuqe është kthyer në një ndër aktoret e preferuara të vendit dhe së fundmi befasoi fansat e saj me lajmin e bukur!

Meryem do të bëhet nënë për herë të dytë dhe është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël.

Këtë lajm ajo e dha në një intervistë për revistën “Zamazingo”, duke zbuluar edhe gjininë e foshnjes. Aktorja do të sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas vajzës së saj të parë 7-vjeçare, Lara.

Teksa i është përkushtuar biznesit të saj në Berlin, aktorja është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Gjatë hapjes së lokalit të saj, Meryem u shfaq e veshur me një këmishë të bardhë dhe një fustan me kuadrata.

Barku i saj i rrumbullakosur ra shumë në sy dhe aktorja dukej tepër e lumtur dhe ndihej e bekuar teksa buzëqeshte gjatë gjithë kohës.

“Jam 5-muajshe shtatzënë. Pres që beben ta lind në janar. Lara prej kohësh dëshironte një motër”- ka treguar më herët Meryem. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Lajme të tjera

Web TV