Gruaja dhunon burrin me enë kuzhine, e bën për spital

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një grua ka goditur burrin e saj me enë kuzhine pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur në shtëpinë e tyre.

Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

Por siç thuhet në raportin e policisë, burri ka pasur nevojë për kujdes mjekësor pas goditjeve të forta me enët e kuzhinës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”- thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Ka.Li/fjala.al