Maqedoni/ Opozita nis protestat kundër qeverisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita maqedonase nuk ka pritur të kalojnë 100 ditë për të kritikuar punën e qeverisë, por që në ditët e para të punës së saj ka nisur me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe protestuat, të cilat siç thonë drejtuesit e opozitës do të organizohen sa herë që pushteti do të shkel të drejtat e qytetarëve.

Protesta e parë u mbajt kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për çka tani një kohë të gjatë po proteston edhe sektori civil.

“Koalicioni që udhëheq VMRO DPMNE-ja është koalicioni popullor dhe tani e tutje do ta shihni duke protestuar në rrugë për çdo padrejtësi që i bëhet këtij populli.

Do të dalim në rrugë të gjithë së bashku për çdo padrejtësi apo vjedhje që i bëhet këtij populli, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për maqedon, shqiptar, turq, serb, boshnjak, rom, apo pjesëtarë të bashkësive tjera etnike”.

“E njëjta do të vazhdojë edhe brenda Kuvendit, ku deputetët tanë se bashku me deputetët tjerë opozitar do të luftojnë kundër çfarëdo qoftë padrejtësie”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, në protestën e organizuar në Shkup.

Nga qeveria kanë thënë se protestat janë e drejtë legjitime e garantuar me Kushtetutë, por në rastin e opozitës, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se sheh “frustrim” nga humbja e zgjedhjeve.

Ai ka ftuar opozitës për qasje konstruktive dhe paraqitjen e pakënaqësive në Kuvend, ku edhe mund të debatohet për çdo vërejtje të saj. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV