Pritej zyrtarizimi i tij tek Juventus, por Suarez mund të kalojë në Madrid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Lionel Messi ka thënë se do të qëndrojë tek Barcelona edhe këtë sezon, Luis Suarez pritet të largohet. Krahu i djathtë i Messit tek Barça thuhet se do të bashkohet me Cristiano Ronaldon në Juventus. Për më tepër, drejtuesit e klubit katalanas duket se kanë marrë tashmë iniciativën për të kompensuar largimin e tij.

Disa burime njoftojnë për një transferim të menjëhershëm të 33-vjeçarit në Juventus, madje thuhet se është arritur edhe marrëveshja me kampionët e Italisë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit të Barcelonës tani ka marrë një drejtim tjetër. Lojtari duket se ka nisur të shikojë edhe për skuadrat e tjera që interesohen për të.
Atletico Madrid e ka ndjekur me kujdes Suarezin dhe trajneri Simeone dëshiron ta ketë në skuadrën e tij për sezonin e ri.

Thuhet se madrilenët i kanë bërë lojtarit një ofertë më të mirë se Juventusi, por kjo nuk do t’i jepte domosdoshmërisht ndonjë përfitim Barcelonës pasi ka të ngjarë që kontrata e tij të përfundojë dhe ai do të largohet me një transferim falas. Një tjetër avantazh i madrilenëve është se Suarezit nuk do t’i duhet të ndryshojë shtet.

Uruguajanit gjithashtu do t’i jepej më shumë përgjegjësi, pasi tek Juventus, vëmendjen kryesore e merr Cristiano Ronaldo. Një tjetër arsye e mundshme që ai të bashkohet me madrilenët është se ata nguten më pak për të kompletuar skuadrën e tyre. Nga ana tjetër Andrea Pirlo dëshiron që skuadra e tij të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe nuk i pëlqen që Suarez ende po zgjidh mënyrën se si do të dalë nga kontrata e tij aktuale me Barcelonën.

Lexo edhe :  Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Aktualisht, Atletico ka dy sulmues kryesorë: Diego Costa dhe Alvaro Morata. Flitet se Morata mund të largohet, ndoshta edhe për të kaluar tek Juventus. Në fakt, në Spanjë u raportua se Morata tashmë i kishte komunikuar skuadrës së tij aktuale se ai donte që kontrata e tij të anulohej në mënyrë që të shkonte te Juventusi, ish-klubi i tij. Kjo do të vuloste kalimin e Suarezit tek Atletico, nëse do të ndodhë.

Fj.Ka/Fjala.al

Të fundit

Flakët rrethojnë Athinën/ Zjarr në periferi të kryeqytetit grek, raportohet për viktima

Një person ka humbur jetën dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre pasi një...

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht 2025, në orën 10:00 sipas...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Lajme të tjera

Web TV