Qarkullonte me armë në drejtim të Kosovës, pranga 25-vjeçarit

Policia e Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 25-vjeçar me iniciale D.D pasi po qarkullonte me armë zjarri drejt Kosovës.

Policia sekuestroi një armë zjarri tip “Zastava” dhe municion luftarak.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza ‘Armëmbajtje pa leje”./Jo.Be/Fjala.al

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në drejtim të Kosovës, por vihet në pranga nga Policia Kufitare e Morinës, 25-vjeçari kosovar.

Sekuestrohen një armë zjarri tip “Zastava” dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. D., banues në Istog, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia Kufitare gjeti dhe  sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zastava”, me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë  arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 25 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, po vijojnë hetimt për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të cilët i kanë shitur armën e zjarrit këtij shtetasi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe :  Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjokaj