Rikthehet karantina/ Ja vendi i parë në botë që izolohet sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli ka rikthyer edhe një herë karantinën, duke u bërë vendi i parë në botë që riizolohet. Numri rekord i rasteve të reja e detyroi qeverinë ta marrë këtë vendim të enjten.

Izolimi për frenimin e përhapjes së virusit do të zhvillohet në tre faza. Datat specifike për secilën fazë nuk janë njoftuar dhe zbatimi i raundit të dytë dhe të tretë të kufizimeve do të varet nga rezultati i fazës së parë.

Mediat izraelite raportojnë se faza e parë ka të ngjarë të hyjë në fuqi pak para fillimit të Rosh Hashanah (viti i ri hebre), më 18 shtator, faza e dytë rreth 1 tetorit dhe e fundit rreth 15 tetorit. Faza e parë e kufizimeve do të jetë më e ashpra, por masat më pas do të relaksohen, nëse niveli i përhapjes së infeksionit nis të bjerë.

Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, të enjten u regjistruan 4 038 raste të reja, duke tejkaluar pak rekordin e një dite më parë. Nga 33 920 raste aktive, 489 ishin në gjendje të rëndë, 134 prej tyre në ventilim. 180 të tjerë ishin në gjendje të moderuar, ndërsa pjesa tjetër janë raste të lehta ose asimptomatikë. Që nga fillimi i pandemisë, nga Covid-19 janë infektuar 146 542 izraelitë, nga të cilët janë shëruar 111 539.

Numri i të infektuarve në nivel global që nga fillimi i pandemisë i ka kaluar 28 milionë, sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan “Johns Hopkins”. Numri i vdekjeve në total është mbi 908 000. Vendi më i prekur në terma absolutë mbeten Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 6.4 milionë raste dhe të paktën 191 750 vdekje. India dhe Brazili vijnë pas SHBA-ve.

Rritje e rasteve të reja ditët e fundit është shënuar në Francë dhe Britani. Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi, vendi i dytë në botë për numrin e popullsisë, ku të enjten u regjistruan 100 mijë raste të reja.

Lexo edhe :  The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

Përpos Brazilit, një tjetër vend i Amerikës Latine ku virusi po gjen përhapje është Peruja. Ajo renditet e pesta në botë, me 703 mijë të infektuar dhe mbi 30 mijë të vdekur.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Lajme të tjera

Web TV